Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Darka sekreti i rënies nga pesha, orari dhe ushqimet më të mira

14:49 / May 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brokoli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shprehje e urtë popullore thotë se njeriu duhet të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë sikur të ish i varfër.

Idea pas kësaj shprehjeje është se darka duhet të jetë shumë e lehtë për një shëndet të mirë.

Kur vjen puna tek rënia nga pesha, darka është shumë e rëndësishme, thonë ekspertët.

Sipas tyre, ulja e sasisë së ushqimeve të konsumuara në mbrëmje, do të nxisë urinë në mëngjes.

Kësisoj, ju do të konsumoni ushqime të bollshme për vaktin më të rëndësishëm të ditës dhe do ta nisni mbarë atë.

Në mëngjes, njeriu ka nevojë për më shumë energji, ndërsa në mbrëmje jo.

Darka, sipas ekspertëve, është aspekti kryesor i misionit për rënien nga pesha.

Oraret e duhura

Ekspertët e mjekësisë popullore kineze thonë se darka nuk duhet konsumuar kurrësesi pas orës 20:00.

Sipas tyre, nga ora 23:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit, tëmthi dhe mëlçia janë tërësisht në punë për tu vetë rigjeneruar.

Këto organe mbajnë mbi supe përgjegjësinë e madhe të tretjes, e cila nëse është e keqe do të ndikojë fort në përthithjen e ushqyesve.

Sasia e nevojshme e ushqimeve të darkës për rënie nga pesha

Sasia e ushqimeve që mund të hani në darkë varet nga individi dhe stili i tij i jetesës.

Pavarësisht të gjithave, gjëja më e rëndësishme është që të mos hani më shumë se sa keni nevojë.

Ju duhet të gjeni pikën ku jeni të kënaqur e të ngopur me ushqimin por jo domosdoshmërisht ta mbaroni të gjithë pjatën.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk do të shtoni në peshë, por do të përmirësoni tretjen dhe do të keni një bark më të sheshtë.

Ushqimetë mira që mund të hani në darkë

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e ushqimeve si: brokoli, kërpudhat, vezët e ziera, sallatat, avokado, frutat, supat me perime, spinaqin, fasulet e të tjerë

darka tirananews.al ushqimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtënat në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, eventi riplanifikohet për në korrik

22:04 / June 2, 2026

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.