Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balluku në spitalin “Memorial”: Autonomia financiare, konkurrencë e drejtë midis mjekëve sipas performancës

15:10 / December 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 12 28 142239
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga viti i ri 2025 në spitalin Rajonal Memorial në Fier do të aplikohet autonomia financiare. Lajmin e dha zv/kryeministrja Belinda Balluku, gjatë një bisedë me studentë të Universitetit të Mjekësisë dhe Infermierisë, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

”Duke krijuar në sektorin publik autonominë financiare do të fillojë të krijohet një mundësi për një konkurencë të drejtë midis mjekëve specialist apo edhe infermierëve në varësi të performancës së tyre. Angazhimi i qeverisë shqiptarë siç e dini shumë kapitali njerëz për sa i përket mjekësie është padyshim kollona më e rëndësishme mbi të cilën duhet të ngrihet sistemi ynë mjekësor, pra jeni ju apo mjekët që kontribuojnë në të gjithë vendi. Nga ana tjetër ju nuk e ushtroni dot profesionin siç duhet nëse nuk keni infrastrukturën e duhur.

Sot teknologjia është një pjesë e pandarë e profesionit tuaj duhen më shumë investime që do të bëhen nga qeveria shqiptare, për sa i përket teknologjisë së përdorur në mjekësi. Sot ne duhet të ndjekim ritmin e vendeve të tjera europiane për sa i përket depistimit që është pjesa më e rëndësishme sa i përket procesit mjekësor. Këto kanë një kosto të shtuar që diku krijon një kalendar të tërë të hapave që duhen hedhur për përmirësimin e kushteve në mjekësinë publike. Spitali ku ndodhemi sot është ndërtuar për të krijuar këtë shembull të mirë, këtu ka nisur procesi i autonomisë menaxheriale dhe këtu në vitin 2025 do të aplikohet autonomia financiare”,-tha Balluku.

Nga ana tjetër, Balluku theksoi po ashtu se qeveria është e fokusuar për të rritur akoma më tej pagat e mjekëve dhe infermierëve, por nga ana tjetër është bërë një punë e konsiderueshme dhe me të gjithë hapat e reja që do të hidhen në reformë. “Studiojeni pak autonominë financiare, më të gjithë ju do të keni mundësi të jeni konkurrentë në treg, pavarësisht se do të jeni kontributor në sektorin privat. Performance dhe kapaciteti juaj do të kenë një vlerë specifike në të gjithë këtë përzgjedhje”, tha Balluku.

balluku spitali Memorial
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria ka bërë një punë fantastike”, Ursula von der Leyen entuziaste për rrugën drejt BE: Tirana, ndër vendet kryesuese në procesin tonë

20:20 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.