Viti i ri nisi me sherr në Sarandë, ku ishin të përfshirë edhe katër efektivë policie. Në pamje shihet përplasja fizike mes shumë personave.
Në një moment njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon në ajër. Izet Abazaj, 19-vjeçari i arrestuar në lidhje me një grabitje në ndodhur në një biznes të zonës, të jetë shkaku i sherrit.
Ai ka marrë një automjet me qira nga vëllezërit Nexhipi dhe nuk ua ka kthyer atë. Për këtë shkak, është ndezur edhe konflikti midis vëllezërve dhe efektivit të policisë Alvaro Sulejmani, i cili i ka dalë në mbrojtje 19-vjeçarit Abazaj.