Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Pse Parashqevisë iu hoq e drejta të ishte prind për djalin e saj?

14:15 / January 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1734104053 parashqevisimaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elton Ilirjani doli publikisht në emisionin “Top Story”, duke folur mbi të rejat në jetën e Parashqevi Simakut. Në fokus ishte takimi i këngëtares me të birin, Luka. Elton Ilirjani dha dy informacione që nuk mund të kalonin pa bërë përshtypje. Fillimisht, duke folur mbi raportin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, ai bëri të ditur se pas divorcit këngëtarja kishte humbur plotësisht kujdestarinë, një vendim ky i marrë nga një gjyqtare grua në shtetin e Nju Jorkut.

“Flas shumë vite më përpara që mori një vendim gjykata, historia e Parashqevi Simakut është shumë e madhe, do duhet shumë emisione ta sqarojmë nga fillimi deri në fund. Është e rrallë, ndoshta edhe hera e parë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën e mëmësisë një gruaje dhe t’ia japë një burri”, bëri të ditur Ilirjani.

Së dyti, ai ndau një tjetër detaj sa i përket mungesës së takimeve mes këngëtares dhe djalit të saj. Ndërsa ishte aluduar gjerësisht se ky i fundit thjesht nuk e kishte dashur një takim me të që pas divorcit të prindërve, Ilirjani zbuloi se në të vërtetë këngëtarja nuk ka humbur vetëm kujdestarinë e djalit të saj, por edhe të drejtën për ta takuar, sërish me vendim gjykate.

“Derisa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit, pas moshës 18 vjeç duke pasur parasysh edhe të gjithë historikun që kishte ndodhur, furtuna, humbja e nënës për një kohë të gjatë, janë shumë faktorë që e bënin të pamundur takimin mes tyre”, shtoi Ilirjani.

Rasti i Parashqevi Simakut, e cila ka humbur plotësisht kujdestarinë e djalit me vendimin e dhënë nga një gjyqtare grua, duhet thënë se është i rrallë, sipas statistikave në shtetin e Nju Jorkut. Këngëtarja jo vetëm që ka humbur kujdestarinë e plotë të djalit, por sipas Elton Ilirjanit, ka ekzistuar një vendim gjykate që e ndalonte ta takonte të birin derisa ky i fundit të mbushte 18 vjeç.

Parashqevi Simaku, rrezik për djalin e saj?

“Unë kam informacione, kam informacione të trishta që ndoshta në një emision tjetër do t’i sqarojmë duke u përpjekur të mbrojmë edhe konfidencialitetin, do të doja të konsultohesha me të dhe me institucione të tjera për t’i ndarë”, tha Ilirjani.

djali Parashqevi Simaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.