Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet pasuria e Lulzim Bashës për 2018, kreu i PD jeton me paratë e gruas

19:24 / May 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në familjen e kreut të opozitës, Lulzim Basha peshën më të madhe të të ardhurave financiare, të paktën për vitin 2018, e mban bashkëshortja e tij, Aurela Basha. Në deklaratën e pasurisë për vitin 2018 të dorëzuar në ILDKPI, kryedemokrati Basha deklaron si të ardhura të veta vetëm pagën si deputetë dhe të ardhurat nga mbulimet e shpenzimeve të karburantit dhe telefonisë celulare që paguhen po nga Kuvendi, raporton tirananews.al. Kështu, Basha ka deklaruar për vitin 2018 një shumë prej 1335462 lekësh të ardhura nga paga dhe afro 535 mijë lekë të rinj si pagesë për mbulimin e karburantit dhe telefonit. Ndërkohë që për të 2018 ka qenë një vit me ardhura relativisht të ulëta, kjo nuk mund të thuhet për bashkëshorten e tij, Aurela Basha. Ajo ka siguruar afro 55 mijë euro të ardhura për 2018 nga puna. Më konkretisht bashkëshortja e Bashës ka deklaruar 32.705 euro të ardhura nga paga si drejtore programesh në EWCP dhe 22664 euro të ardhura nga rikalkulimi i shërbimit të taksave, raporton tirananews.al.

Deklarata e pasurisë e Lulzim Bashës:

Të ardhura nga paga si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga data 1 janar 2018 deri më 31 Dhjetor 2018 – 1335462 lekë

Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve të telefonisë së Kuvendit të Shqipërisë – 204.000 lekë

Të ardhura nga mbulimi I shpenzimeve të karburantit nga Kuvendi I Shqipërisë – 330176 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore programesh në EWCP nga 1 Janari 2018 deri në 31.12.2018 – 32.705 euro

Të ardhura nga rikalkulimi I shërbimit të taksave të bashkëshortes në pozicionin si Drejtore Programesh në EwCP për vitet 2014-2017 – 22664 euro



/tirananews.al.

*Ky artikull është ekskluzivisht për tirananeës.al. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa cituar do të ndiqet në rrugë ligjore.


Lexo edhe: Presidenti shet shtëpinë, Kryemadhi më shumë të ardhura se Meta

Lexo edhe: Zbardhet pasuria e kryeparlamentarit Ruçi, vajza siguron 234 mln lekë fitim si notere



Lexo edhe: Zbulohet pasuria / Kryeministri Rama i zhytur në borxhe, fiton të ardhurat nga shitja e veprave artistike

basha 1 oki

Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.