Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit

20:00 / January 17, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12345 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Zgjedhja e Elona Shkreli si kreu i PD-së së Sali Berishës në Shkodër ishte një zhvillim i pritshëm dhe i parashikuar. E lobur nga Albana Vokshi dhe shtyrë nga Argita dhe Liri Berisha, ky emërim është parlajmëruar me kohë nga TemA.

Edhe pse në realitet është një personazh i ri me një përvojë në media, Shkreli ka mëse 1 vit që bën stazhin në hullinë berishjane të sulmit, akuzave apo gjuhës berishjane.

Megjithatë lajmi këtu, që nis nga Shkodra është sinjali politik i Berishës në fushatë. Ku siç u vu re edhe nga pakënaqësitë e mbështetsve të afërt mediatikë të doktorit që u mërzitën edhe nga zgjedhjet në Tiranë, Sali Berisha nuk po zgjedh as nga grupi i përkrahësve të ngushtë, por as nga ai i deputetëve të zgjedhur në vitin 2021.

Shkodra është një lakmues politik përfaqësues. Pasi edhe pse Lulzim Basha ka firmosur kandidatët përkatësisht deputetët e 2021-shit, dy të tretat ose më shumë ishte nomenklaturë e konjukturave të doktorit. Nga të gjithë në SHkodër pritej që në drejtim të PD-së së SHkodrs të vendosej Irena Shestani, që është një emër pore dhe mbiemër me ndikim që mund të konkurronte fensivën politike të PS me Benet Becin. Apo Izmira Ulqinakun ose Helidon Bushatin. Qoft edhe Greta Bardelin, e cila si pedagoge dhe lidhje e fortë familjare ngjiz bazën e militants me besnike dhe historike të PD-së në SHkodër.

Por Berisha zgjodhi një “Outsider” që në fakt nuk është tamam e tillë, pasi Elona Shkreli ka më shumë se një vit që është promovuar në tubimet dhe protestat e PD-së, duke i treguar indikacionin se kë preferon Berisha. Por në të vërtetë më sumë se Berisha është familja e tij, e cila ka një rol jo të vogël në përzgjedhjen e njerëzve apo kuadrove drejtues.

Kjo përzgjedhje ka lënë të shokuar të gjithë grupin e vjetër të berishnjanëve të Shkodrës, duke nisur nga Lorenc Luka, Bardh Spahia, Maxhit Cungu, Voltana Ademi, etj etj.

Si zgjedhjet në Tiranë, ku ato në njësinë 2 bënë bujë më të madhe, si komandimi i kreut të PD-s në Shkodër është një sinjal politik se çfaë kërkon Sali Berisha në hierarkinë kuadrovike të partisë. Largimi i asaj elite apo klase “të vjetër” pjesë e të cilës është edhe ai vetë, nuk po vjen si një mesazh për të zgjedhur një grup të ri drejtues, së paku me votime apo primare. Thesht po promovon ata njerëz që janë afër klanit të tij të ngushtë, që edhe mund të mos ketë një record politik apo organizativ, por thjesht një qndrim apo mendim tribal.

Në Shkodër, kreun e komanduar e prezantoi Flamur Noka, si për të thënë se gjithçka vjen nga lart, por ky është vetëm fillimi, që pritet të shtrihet edhe më tej. Gjashtë muaj më parë, në SHkodër pati një grup njerëzish që nisën të hapin lajmin se uka thënë doktori apo e bija e ti se ata do të enë në listën e sigurtë. Në fillim u mor si një provokacion apo lojë për të përfituar në bazë. Por ngjarjet treguan se ishte thjesht e vërtetë sepse ndodhi. Zerimi i listës aktuale në SHkodër, është një sinjal i pastër se çfarë do të bëjë doktori me listën e Gaz Bardhit, ndaj të cilit Flamur Noka foli sot hapur kundër…

berishes shuplaka ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.