Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Familja e policit Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë

20:35 / January 19, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11spahiu00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lajmi në disa media apo rrjete sociale se efektivi i Rrugores, Azbi Spahiu, u vetëhodh nga një pallat 11-katësh më 15 janar, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë pas presioneve për shkak të detyrës, ka shqetësuar së tepërmi familjarët e tij. 

Spekulimet cilësohen ‘të rënda dhe të pavërteta’, që nuk i ndihmojnë aspak. Fatmirësisht, 57-vjeçari arriti të mbijetonte për shkak se rënia e tij u amortizua nga kabllot e internetit dhe më pas ra në tokë, teksa sot (19 Janar) informohet se gjendja e tij po përmirësohet nga momenti në moment.

Por ajo që i shqetëson bashkëshorten, dy fëmijët e efektivit dhe të afërmit e tjerë të tij, janë lajmet se Spahiut iu bë presion për detyrën nga eprorët apo persona të tjerë.

Në një grup në WhatsApp të cituar “Familja Spahiu”, e nënshtruar nga bashkëshortja e efektivit, dy fëmijët dhe i vëllai, theksohet se “aludimet e pavërtëta na rëndojnë, ndaj mos spekuloni”. Më tej sqarohet se “kjo është situatë personale, që nuk i intereson askujt dhe nuk lidhet as me presionet nga eprorët dhe personat e tjerë dhe as me detyrën”.

Edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore hodhi dje (18 janar) poshtë pretendimin se polici rrugor e ka kryer nga ndonjë formë presioni apo ushtrim ndikimi të paligjshëm. Lidhur me këtë reagoi dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Ky i fundit bën thirrje të mos shpërndahen në media lajme të pavërteta.

Reagimi i familjes së policit Azbi Spahiu:

“Në përgjigje të interesimit të mediave, ne, familja Spahiu, ndjejmë detyrimin të sqarojmë situatën e të afërmit tonë, Azbiut.

Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ata që, në këto ditë të vështira, na kanë qëndruar pranë. Në radhë të parë, falënderojmë miqtë, të afërmit, kolegët e punës dhe çdo person tjetër që ka treguar solidaritet, qoftë edhe pa pasur njohje të mëparshme me ne. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të dashurit tonë po përmirësohet dhe mezi presim që ai të rikthehet sa më parë në jetën dhe punën e përditshme.

Ne si familje kemi qenë gjithnjë të thjeshtë dhe larg qendrës së vëmendjes së medias apo opinionit publik. Situata aktuale ka krijuar shqetësim, jo vetëm për Azbiun, por edhe për ne si familje, miqtë dhe të afërmit tanë. Kjo vëmendje e tepërt dhe aludimet e pavërteta nuk ndihmojnë, përkundrazi, na e rëndojnë situatën. Për këtë arsye, ju lutemi të gjithëve që ta respektojnë privatësinë tonë dhe të mos merren me spekulime me çështjet personale, që as i di njeri e as ka pse t’i dijë.

Siç na kanë këshilluar edhe mjekët, ajo që i duhet më shumë tani Azbiut është qetësia. E vlerësojmë shumë interesimin dhe mbështetjen e gjithkujt, por kërkojmë mirëkuptim që asnjë veprim të mos ndërmerret në emrin tonë, sepse nuk na ndihmon.

Për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e Azbiut, dëshirojmë të konfirmojmë se kjo është një situatë personale dhe nuk lidhet aspak me ndonjë presion për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, siç është aluduar në disa raste.

E falënderojmë secilin prej jush që ka treguar mbështetje të sinqertë. Jemi mirënjohës për punën e palodhur të mjekëve të Spitalit të Traumës, të cilët po ndihmojnë në rikuperimin e shpejtë të Azbiut. Me ndihmën e tyre dhe mbështetjen e gjithë miqve tanë, jemi të bindur që gjithçka do të kthehet në normalitet.

Ju falënderojmë nga zemra për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”.

aludimet rendojne spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.