Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Del për peshk, e përpin Vjosa? Pesë ditë pa asnjë gjurmë, vijojnë kërkimet për 63-vjeçarin

11:30 / January 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tyty
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë ditë pas zhdukjes se 63 vjeçarit Ëngjëll Kanani pranë lumit Vjosa në afërsi të fshatit Kashisht nuk ka asnjë gjurmë të tij. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se mister mbetet fakti që nuk është gjetur asnje send personal i tij, si mjetet e peshkimit, çanta apo celulari.

Për më tepër, celulari i 63 vjeçarit ka qenë i hapur deri 24 orë pas zhdukjes së Kananit teksa kishin nisur kërkimet për të. Familjarët dhe miku i tij 64 vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por megjithëse thirrja kryhej, nuk përgjigjej askush.

Kërkimet janë shtrirë edhe në kanalin Vjosë Levan Fier që lidhet me lumin Vjosa e madhe. Një grup familjarësh po kontrollojnë këtë zonë prej dy ditësh duke iu bashkuar kështu operacionit të kërkimeve nga policia dhe ekipit të polumbarëve. Megjithatë, nga 63 vjeçari nuk ka asnjë gjurmë.

Krahas kërkimeve, sektori i krimeve në komisariatin e Fierit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ëngjëll Kanani është baba i tre fëmijëve. Ai bashkë me një shokun e tij, të dy me banim në Berat, prej tre vitesh ushtronin peshkim amator në lumin Vjosa. Diten e zhdukjes, të enjten e javës që shkoi, dy shoket janë parë të peshkonin në vende të ndryshme në zonën e Kashishtit.

Miku i tij ka deklaruar në polici, se kishin lënë takim, por 63 vjeçari nuk erdhi. Pas disa orësh ku 63 vjeçari nuk përgjigjej në telefon, miku i tij denoncoi zhdukjen e tij. Kërkimet ende vazhdojnë.

Vjosa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.