Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Recetë/ Si të gatuajmë lazanja bolonjeze

12:07 / May 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5908
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse dikush ju thotë që nuk u pëlqen lazanja, ky person nuk duhet të jetë në jetë tuaj pasi nuk janë për tu besuar!

Lazanja në parim nuk është gjë tjetër përveç se pasta të sheshta me mish dhe djath. Si e tillë çdo pasta gjëja me e rëndësishme është salca. Në këtë spektër do të punojmë në dy drejtime

Ju duhet

  • 500 gram mish të grirë
  • Mozzarela për të gatuar – do isha kundër atyre të freskëta, pasi kanë shume ujë
  • 100 gram parmesan të grirë
  • 1 qepë, 6 thelpinj hudhra, 1 karrotë
  • Pastë domateje.
  • Pasta për lazanja
  • Kripe, piper, paprika, spec djegës.
  • Majdanoz i prere holle.
IMG 5904

Përgatitja:

  1. Nxehni furrën në 180 gradë.
  2. Në një tigan ose  tenxhere të madhe hidhni vaj vegjetal dhe lëreni të nxehet. Arsyeja që po përdorim vaj vegjetal është se mishi do arrijë temperaturë të lartë dhe vaj i ullirit do të digjet, do ndryshojë ngjyrë dhe në fund do marri një shije jo aq të mirë.
  3. Këtu shtoni mishin e grirë. Çelësi i suksesit në këtë pikë është skuqja e mishit siç duhet. Është e nevojshme që të marri ngjyrë, kështu që mos e prekni duke e lëvizur pa pushim. Por trazojeni herë pas here ama mos e lini të digjet!
  4. Gjatë kohës që bëhet mishi duhet të bëjmë edhe perimet. Një lazanjë pa perime është si pa shtyllë kurrizore! Baza e çdo bolonjezeje është hudhra, qepë dhe karota.
  5. Merrni disa hudhra. Për gjysme kile mish unë bëra nja 5 a 6 thelpinj hudhra. Pritini të vogla, dhe hidhini pak kripë sipër. Pastaj shtypini me thikë që të formoni një si lloj paste. Merrni një qepë mesatare dhe priteni ne kubike të vegjël fare. ;errni dhe një karotë normale dhe grijeni në rende.
  6. Ideja është që sa më të vogla të jenë përbërësit, aq me e njëtrajtshme është salca. Një lazanjë hahet më rehat kështu…por ju bëni si të doni…mos më thoni pastaj që nuk ju thashë. Këto filloni skuqini në një tenxhere tjetër të vogël me vaj ulliri. Lërini të karamelizohen, shtoni një luge pastë domatesh dhe pastaj kripë, piper, paprika, pak spec djegës. Karamelizojini dhe kur janë gatuar mirë fare shtojini tek mishi. Në këtë pike duhet shtuar ujë, një nga ato galina blanka me viç dhe gjithë salca duhet gatuar mirë. Lëreni të gatuhet tani. Duhet qe te avulloje mirë.
  7. Pastaj shtoni një gotë të vogël qumësht. Lëreni të avullojë dhe kjo. Shtoni prapë një gotë tjetër qumësht. Avullojeni dhe atë. Në këtë pikë duhet të keni një masë të njëtrajtshme. Hiqeni nga zjarri. Hidhni një nga një 3 të verdha vezësh. Hidhni një, trazojeni. Hidhni tjetër, trazojeni e kështu me rradhë.
  8. Tani në këtë pikë duhet të vendosni katet e lazanjës. Në këtë pikë duhet ti bëni gati sipas llojit që keni. Ato që morra unë, duhej të futeshin në ujë të nxehtë për disa minuta. Ka ca të tjera që skanë nevojë hiç. Siç thashë, sipas rastit.
  9. Shtroni një kat salcë, një kat pasta, një kat mozzarella, pak majdanoz të prerë. Këtë përsëriteni dhe mbylleni me një kat salcë, shtoni pak piper, shtoni pak parmesan të grirë dhe futeni në furrë për rreth 30 minuta në 180 gradë.
  10. Sapo të jetë gati do ta kuptoni me koren që është formuar sipër. Mos e prisni, mos e prekni. Lëreni të ftohet! Nëse e prekni do ju bëhet si llaç dhe kjo nuk është mirë.
  11. Shtoni sipër pak majdanoz.
  12. Nuk e du nëse duhet tua përsëris – mos e ngacmoni, lëreni të rijë minimalisht 30 minuta.
IMG 5910

djath recete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Të hash çdo ditë të njëjtën gjë, çfarë i ndodh organizmit

22:59 / August 29, 2025

Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë

09:44 / July 12, 2025

120 ndërtime në plan për t’u shembur në Theth, reagon Kisha Katolike

21:49 / July 11, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.