Teksa pritet tashmë një përgjigje e kryetarit të opozitës Lulzim Basha ndaj letrës së tretë publike të Edi Ramës, e thirrjes së Presidentit për zgjidhjen e krizës, kryetari i opozitës me një video-selfie live në Facebook u kërkon shqiptarëve që në zgjedhjet për Parlamentin Europian të votojnë simotrat e Partisë Demokratike.
“Votoni për partitë simotra të PPE dhe në këtë mënyrë do të keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaja si shtetas apo rezident në vendet anëtare të BE do të keni votuar për një parti të vizionit europian”, tha Basha.
Në Shqipëri tha ai në video po zhvillohet një betejë për standardet dhe vlerat evropiane, referuar edhe protestave të opozitës për largimin e Edi Ramës si kryeministër.
