Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pritshmëria e votës së diasporës dhe realiteti i deritanishëm

08:39 / January 26, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dardan Malaj

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, numrin më të lartë të kërkesave të miratuara për votën në distancë nga jashtë territorit e kanë Qarku i Tiranës me 8674 shtetas dhe Qarku i Fierit me 6834 shtetas. Cili do të ishte efekti i këtyre votave deri më tani, duke marrë të pandryshueshme votën e fundit të 2021 dhe rigrupuar blloqet PS/PSD përballë PD/LSI si pjesë e një liste të përbashkët?

Projeksioni nuk merr në konsideratë ndonjë votë surprizë ndaj partive të reja, konsideron përçarjen e opozitës krahasuar me vitit 2021 por dhe konsumin e mazhorancës nga pushteti i gjatë si variabla që mund të asgjësojnë njëri-tjetrin sa i takon efektit.

Në 2021 në Qarkun e Tiranës, PS/PSD morën 19 mandate ndërsa PD/LSI morën 17 mandate. Në zgjedhjet e ardhshme të 11 Majit, Qarkut Tiranë i shtohet një mandat duke arritur në totalin prej 37 mandatesh.Nëse do të vijonte llogaritja bazuar mbi rezultatin e vitit 2021, këtë mandat të shtuar e merrte kampi i mazhorancës PS/PSD që do arrinte në 20 mandate kundrejt 17 të PD/LSI.

Marrë për bazë 8674 votues nga jashtë Shqipërisë që janë konfirmuar të regjistruar deri më tani për këtë qark nga KQZ, mund të bëhet një projeksion. Nëse 75% të këtyre votave i shkojnë kampit të mazhorancës dhe 25% opozitës rezultati do vazhdonte të ishte njësoj 20 PS/PSD dhe 17 PD/LSI.

Asgjë nuk ndryshon as nëse këto vota do të ndaheshin 50% me 50%. Njësoj edhe në variantin kur 75% të tyre i kalojnë opozitës dhe vetëm 25% mazhorancës.Efekti i deritanishëm në këtë qark do të ishte 0. Në varësi të këtyre skenareve mandatin e fundit në Tiranë do ta merrte gjithnjë PS me 12281, 12222 ose 12114 vota.

Në 2021 në Qarkun e Fierit, PS/PSD morën 9 mandate, ndërsa PD dhe LSI 7 mandate nga 16 në total. Marrë për bazë 6384 votues nga jashtë Shqipërisë që janë konfirmuar të regjistruar deri më tani për këtë qark nga KQZ, mund të vijohet me projeksionin.

Nëse 75% të këtyre votave i shkojnë kampit të mazhorancës dhe 25% opozitës rezultati mbetet 9 me 7. Njësoj edhe nëse votat ndahen 50 me 50 apo nëse 75% kalojnë tek PD/LSI dhe vetëm 25% tek kampi i mazhorancës. Sërish efekti i deritanishëm i kësaj vote do të ishte 0. Në varësi të këtyre skenareve mandatin e fundit në Fier do ta merrte gjithnjë PS me 10263, 10795 ose 10617 vota.

Dardan Malaj zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.