Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parashikimi i motit për sot

08:30 / January 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1015
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale të gjata më kthjellime, përjashtuar ekstremin verior dhe verilindor ku priten vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë momente me flokë dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Përgjatë gjithë 24-orëshit, republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët gjatë orëve të paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta, megjithatë nuk priten reshje. Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 12°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Nën mbizotërimin e motit të kthjellët do të paraqitet republika e MV gjatë gjithë paradites , por orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV, më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Evropa

Zhvillimi i dy qendrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri dhe veriperëndim të kontinentit do të sjellin stuhi të forta ere si edhe reshje intensive në gadishullin Skandinav, gadishullin Iberik si edhe ishujt Britanikë. Po ashtu Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës duke sjellë edhe ngrica ndërsa moti i kthjellët dhe vranësira të pakta do të ketë përkatësisht në gadishullin Apenin, rajonin e Ballkanit si edhe gadishullin Peloponez.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026

Greta Gjoci me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në burg/ Gjykata e Posaçme pranon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

11:16 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.