Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Babai i 3-vjeçarit: Edukatorja nuk ka dalë nga Shqipëria

22:49 / January 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorenc rrapa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja në një intervistë për emisionin “Opinion” ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Rrapa thotë se pas ngjarjes ai personalisht nuk ka pasur kontakt me edukatoren, por ka pasur vetëm një komunikim të saj me bashkëshorten e tij, mamanë e 3-vjeçarit.

Babai i 3-vjeçarit shprehet se sipas kërkimeve që ai ka bërë edukatorja nuk është larguar nga Shqipëria, pasi është shpallur në kërkim nga policia. Ai u bëri thirrje të gjithë prindërve që të denoncojnë rastet e dhunës së fëmijëve të tyre nëse janë në të njëjtën situatë.

Blendi Fevziu: Po me edukatoren vetë arrite të flisje pasi more videon?

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Në bazë të kërkimeve të mia edukatorja nuk ka dalur nga Shqipëria.

Blendi Fevziu: Jo jo a arrite të flisje në ato momentet e para?

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Jo nuk kam folur. Ka folur vetëm bashkëshortja ime pastaj kanë filluar telefonatat..

Blendi Fevziu: Çfarë i ka thënë bashkëshortes tuaj?

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Nuk janë të vërteta, sepse kamerat i pashë vetëm unë fillimisht…

Blendi Fevziu: Domethënë ti i ke gjetur kamerat vetë, ke zbuluar vetë dhunimin e fëmijëve jo vetëm të djalit tënd, ke çuar kamerat policisë dhe madje ke investiguar dhe është larguar apo jo nga Shqipëria…

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Po po deri në fund…

Blendi Fevziu: Çfarë moshe kishte edukatorja?

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: 46 vjeçe në mos gaboj.

Blendi Fevziu: A kishte pasur precedent të tillë?

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Në bazë të kërkimeve të mia ka pasur një kopësht me motrën e vet dhe nuk janë rastet e para. Dua t’ju bëj një thirrje edhe prindërve, mos ngurojnë të denoncojnë rastet e fëmijëve të tyre sepse po tolerova unë, po toleroi një prind tjetër këto raste do të kemi. Nuk është vetëm rasti i Priamit.

Dhune edukatorja lorenc rrapa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.