Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Situata e gripit në Shkodër! Apeli i ekspertëve shëndetësorë: Të prekurit të vaksinohen

13:30 / January 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gripi1 600x334 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shkodër situata nga grupi ndodhet në pikën kulminante por nga ana tjetër qytetarët neglizhojnë vaksinimin kundër gripit dhe komplikacioneve të tij. Arben Xhabija, kryevaksinator pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër thotë nga 14 mijë doza të ardhura deri më tani janë vaksinuar vetëm 9300 persona ndërsa, 4700 vaksina kanë mbetur ende të pa aplikuara në këtë sezon dimri.

“Që nga tetori i kaluar kemi filluar vaksinimin ndaj gripit dhe deri më tani janë 9300 doza të aplikuara në Shkodër. Është periudha më kulminante e gripit. Gjatë javës që kaloi janë 600 raste me grip. Vaksinimi nuk është si në periudhën tetor nëntor, tani ka 20-30 aplikime në rrethin e Shkodrës, por në rang qarku ka një rritje të aplikimeve të vaksinave. Për Shkodrën kanë ardhur rreth 14 mijë doza. Vaksina nuk mungon nëse dikush kërkon ta aplikojë sepse ne mund të marrim të tjera vaksina nga Instituti i Shëndetit Publik”.

Xhabija i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen si e vetmja mundësi për t’u mbrojtur nga virozat gripale që kanë prekur një numër të lartë personash, ku disa prej tyre kalojnë edhe në gjendje të rëndë shëndetësore si shkak edhe i mos vaksinimit.

“Të gjithë ata që kanë sëmundje kronike është mirë që të vaksinohen po ashtu edhe moshat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna dhe personeli shëndetësor. Vaksina është faktori kryesor që të mbron nga gripi. Vaksinimi rekomandohet të fillohet që në vjeshtë, tetor, nëntor, por edhe në këtë periudhë që ndodhemi ata që nuk janë vaksinuar ende rekomandohet një gjë e tillë sepse vaksina të mbron. Kalon një periudhë 2 javore dhe krijohet imuniteti në trup. Unë e rekomandoj vaksinimin kundër gripit sepse të mbron jo vetëm nga gripi por edhe nga komplikacionet që shkakton gripi dhe nga format e rënda që mund të çojnë deri në hospitalizim. Janë një kategori njerëzish të cilët mund ta kalojnë shumë rëndë gripin prandaj duhet që të vaksinohen. E rëndësishme është për ata persona që kalojnë në komplikacione të rënda siç janë pneumonite, bronkopnoumoni apo edhe probleme kardiake mund të shkaktojë gripi”.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit janar numërohen rreth 3 mijë persona të prekur nga gripi në Shkodër, një shifër e lartë kjo. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë radhë sipas mjekëve gripi për shumë të infektuar ka ardhur në mënyrë shumë më agresive duke shkaktuar edhe komplikacione të rënda, por deri më tani pa fatalitete.

grip
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.