Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Largimi i “bluzave të bardha” nuk ndalet, 800 mjekë të larguar

17:18 / February 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjeket1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Largimet e bluzave të bardha në Shqipëri nuk ndalen.

“Të dhënat e siguruara nga Urdhri i Mjekut, tregojnë se trendi i largimeve në vitin 2024 ishte i njëjtë me vitet paraardhëse. Konkretisht gjatë vitit që lamë pas 146 mjekë kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë e cila u shërben për punësimet jashtë vendit”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.

Në 5 vitet e fundit numri i mjekëve të larguar arrin në afro 800. Numri më i madh i bluzave të bardha të cilët kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë, e mban viti 2022, me 191 të tilla.

Fenomeni i largimit të bluzave të bardha i ka krijuar sistemit shëndetësor boshllëqe të shumta, jo vetëm nëpër qendrat shëndetësore të rretheve dhe spitalet rajonalë, por edhe në kryeqytet. Në këtë situatë, shumë shpejt popullsia shqiptare pritet të përballet me mungesën e mjekëve të familjes dhe atyre të urgjencave, degë të cilat nuk preferohen nga mjekët e rinj.

Mungesa e profesionistëve në shëndetësi është një fenomen nga i cili po vuan e gjithë Europa.

Sipas të dhënave europiane, që prej vitit 2022 e në vijim, BE po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore në shëndetësi që arrin në 1.2 milionë mjekë, infermierë dhe mami, të cilat vendet e unionit po përpiqen t’i plotësojnë me fuqi punëtore nga jashtë.

Kjo mungesë rrjedh nga faktorë të shumtë, si plakja e popullsisë, që prek si pacientët ashtu edhe vetë fuqinë punëtore shëndetësore, e kombinuar me kushtet e vështira të punës dhe vështirësitë e mbajtjes së bluzave të bardha, sfida që u intensifikuan më tej nga pandemia e Covid-19.

800 largimi mjeket
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.