Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdekja e dy vëllezërve në Mallakastër/ Zbardhet ekspertiza: Kanë humbur jetën rreth 4 ditë më parë…

11:30 / February 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1681139784 policia18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur një ditë më parë në banesën e tyre në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër prej banorëve të lagjes.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit, bëjnë te ditur se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale katër apo pesë ditë më parë.

Dy vëllezërit ishin të pa martuar, banonin në një godinë në dhoma të veçanta. Njëri prej tyre ka tentuar të veshë ose të heqë pantallonat por ka humbur ekuilibrin e ka rënë në dysheme ku ka goditur kokën e si pasojë nga hematoma dhe mosha ka ndërruar jetë, por dera e dhomës ka qenë e mbyllur. Ndërkohë vëllai tjetër i paralizuar prej vitesh që rrinte në dhomën tjetër pasi ka dëgjuar zhurmë, ka tentuar të hapë derën por s’ka mundur dhe në këtë përpjekje dyshohet të ketë ndërruar jetë.

Po sipas burimeve zyrtare të Policisë, dy vëllezërit Novruz dhe Sabri Velaj kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë rreth 5 ditë më parë.

Ata jetonin vetëm me pensionet e pleqërisë , nuk kishin të afërm dhe banesa e tyre ishte rikonstruktuar 3 vjet më parë nga bashkia Mallakastër.

mallakaster
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.