Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapet thirrja e dytë për subvencionin e 2 mijë familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

15:36 / February 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 02 04 153525
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hapet thirrja e dytë për mbështetjen e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Njoftimin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Pas suksesit të thirrjes së parë, ku 1981 familje në të gjithë vendin, kanë të instaluara sot në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur puna për thirrjen e dytë. Një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.

Në zonën e Farkës në Tiranë, ku vizitoi një prej familjeve që përfitoi nga thirrja e parë, Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku sqaroi se thirrja e dytë ka nisur me hapjen e aplikimeve për subjektet e interesuara që ofrojnë këtë shërbim. Me përfundimin e kësaj faze, duke nisur nga data 24 shkurt, do të hapen aplikimet për qytetarët.

“Duke nisur nga dita e sotme 4 shkurt, si dhe herën e parë, ne do të ndajmë këtë proces me dy faza. Duke nisur nga sot të gjitha ato subjekte që dëshirojnë që të ofrojnë shërbime, instalimin dhe panelet diellore për të gjithë familjarët që do të aplikojnë, duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë. Dhe më pas nis faza e dytë, në datë 24 shkurt të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore, të cilat subvencionohen 70% nga fondet e krijuara nga Agjencia e Efiçencës së Energjisë mund të fillojnë aplikimin e tyre, duke pasur parasysh se janë të disponueshme 2000 unite për tu përdorur në këtë paketë të dytë”, sqaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se diversifikimi i burimeve të rinovueshme është strategji kombëtare të cilën Qeveria Shqiptare po e ndjek prej vitit 2019, por ajo çka ne kërkojmë, shtoi më tej Balluku, është përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë strategji e cila do ta çojnë vendon tonë drejt një të ardhme të sigurtë në sektorin energjetik duke e kthyer Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030.

“Do ti bëja thirrje të gjithë qytetarëve, duke marrë dhe shembullin e mirë që kemi me 1981 unitet e vendosura deri më sot që të aplikojnë sa më parë, duke nisur nga data 24 shkurt”, tha Balluku duke sjellë edhe një herë në vëmendje se prej muajit shkurt ka nisur gjithashtu të aplikohet edhe çmimi i ri i energjisë elektrike, 10.5% më i ulët për abonentët familjarë të cilët konsumojnë deri në 700 kilovatorë. Familja Balla, si një prej përfituesve të thirrjes së parë për subvencionimin e panëve diellore për ngrohjen e ujit, theksoi se kjo masë është reflektuar në faturën e tyre mujore të energjisë elektrike, duke sjellë një reduktim të ndjeshëm. I gjithë procesi është online në faqen e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë.

belinda balluku panele diellore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.