Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Ligjvënësit amerikanë gati të ndalojnë përdorimin e AI kinez

21:56 / February 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
deep seek
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ligjvënës amerikanë po kërkojnë të miratojnë legjislacionin e ri që do t’i ndalojë punonjësit e qeverisë të përdorin sistemin e inteligjencës artificiale të kompanisë kineze DeepSeek në pajisjet zyrtare.

Përfaqësuesit Darin LaHood, një republikan nga Illinois, dhe Josh Gottheimer, një demokrat nga New Jersey, do të propozojnë legjislacionin të premten që do të ndalojë përdorimin e DeepSeek në pajisjet qeveritare për arsye sigurie.

Përpjekja për goditje vjen disa javë pasi DeepSeek tronditi tregun amerikan të teknologjisë duke krijuar një model të avancuar të AI, të quajtur R1, me të njëjtat aftësi si modelet më të mira amerikane, por me shumë më pak kosto dhe shpenzim energjie. Modeli ka ngritur shqetësime se Shtetet e Bashkuara mund të mbeten prapa Kinës në zhvillimin e AI.

Nëse miratohet, projektligji i propozuar do t’u japë 60 ditë agjencive qeveritare për heqjen e DeepSeek, si dhe çdo aplikacion tjetër të zhvilluar nga kompania mëmë, High Flyer nga pajisjet zyrtare. Ky projektligj është lëvizje e ngjashme me Australinë, Italinë dhe Tajvanin.

Projektligji i propozuar i jep zë legjislacionit që ka kërkuar të kufizojë aksesin e TikTok në SHBA për shqetësimet se kompania pronare kineze, ByteDance, do të ndajë të dhëna të ndjeshme të përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze.

AI kinez Amerike ligjvenesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026

Ndërron jetë kongresmeni amerikan i njohur Eliot Engel

22:40 / April 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.