Video e mëposhtme është bërë më 16 shkurt 2019, kur deputetët e Partisë Demokratike mësynë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Deputetët e PD Flamur Noka, Klevis Balliu, Enekelejd Alibeaj, Gent Strazimiri etj, përplasen fizikisht me efektivët e policisë.
Noka tërheq forcërisht një nga afektivët nga pas koke, duke hyrë brenda zyrës së drejtorit.
Policia nuk e ka referuar këtë ngjarje në Prokurori, duke ndenjur “duarkryq” përballë ish-deputetëve.