Një aksident ka ndodhur në fshatin Dragushë të Lezhës, ku dy motoçikleta janë përplasur mes tyre në një rrugë dytësore.
Përplasja ka shkaktuar plagosjen e njërit prej drejtuesve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
