Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mbretëresha e drogës” / Këta janë katër shqiptarët e arrestuar që u “shërbenin” grave në krye të rrjetit të kokainës

20:30 / May 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 bis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk është rastësi që emri i koduar i operacionit është “Mbretëresha e drogës”, i realizuar në Asti.

Kjo lidhet me rastin mjaft të rrallë të këtij qyteti, ku hetimet që çuan në arrestimin e 21 personave, filluan me një grup prej 4 grash, italiane e marokene dhe më pas numri i tyre shkoi në 6-të, të cilat kishin kanalet kryesore të furnizimit me drogë të qytetit.

Të gjithë ata që u arrestuan jetonin ekskluzivisht në veprimtaritë e tyre të drogës, përveç një punëtori shqiptar që punonte njëkohësisht edhe në një fabrikë. Shumica e konsumatorëve të grupit ishin në varësi të fortë të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, raporton Panorama.

Hetimet përfunduan të mërkurën në mëngjes me 15 arrestime dhe dhjetëra kërkime, për të cilat 100 policë u angazhuan në disa kontrolle në qytet.

Nga hetimet është zbuluar se grupi shiste kokainë në zona të ndryshme dhe në të gjitha oraret, varësisht nga kërkesat.

Në një nga rastet, një nga shitësit duke mos arritur të dilte në rrugë dhe në mungesë të bashkëpunëtorëve në atë moment, dërgoi vajzën e tij 11 vjeçare për të dërguar porosinë e kokainës dhe për të marrë të hollat.

Në një rast tjetër, një nga konsumatorët i paaftë për të blerë dozën e kokainës me para të gatshme, e shkëmbeu atë me 5 litra vaji ulliri ekstra të virgjër.

Grupi kryente rreth 15-20 transferimeve ditore, por jo vetëm. Ata bënin edhe përpunimin e kokainës me amoniak, bikarbonat dhe substanca të tjera, duke e bërë drogën më të rrezikshme se “pluhuri i bardhë” dhe duke krijuar varësi më të shpejtë, ndërsa kostoja e blerjes ishte më e ulët.

Anëtarët e grupit kujdeseshin që të mos kishin njohje të rastësishme me klientët e rinj, por nëpërmjet rrjetit të “miqve” që konsideroheshin klientë të besuar. Një mënyrë kjo për të siguruar që nuk do të shkonin probleme por vetëm fitime.

Gratë dhe shqiptarët e arrestuar

Drug_Queen_-_Fotogramma_corso_Volta

Në pranga gjatë aksionit të së mërkurës, përfunduan Ouarda Jeddar, e njohur si “Francesca”, 36 vjeç, me prejardhje nga Maroku, e konsideruar si gruaja referuese në dyqanin e drogës, ndërsa gratë e tjera i bindeshin asaj.

Ajo kujdesej për dyqanin e kokainës, menaxhonte dërgesat me telefon dhe siguronte furnizimet duke vendosur çmimet përkatëse.

Luana Vitale, 32 vjeçare është një tjetër anëtare e shquar e grupit. Ajo vuri në funksion të grupit njohuritë e saj për trafikun e drogës të përfituara nga shoku i saj, i cili ndodhet aktualisht në burg. Ndërsa gratë e tjera të arrestuara kishin rol të dorës së dytë.

Në pranga kanë përfunduar sipas mediave italiane, edhe shqiptarët Nikolin Preçi, i njohur si Niku ose Niko, 29 vjeç, shqiptar, banues në Praia, Mikel Gjokaj, i njohur si “Giorgio albanese”, 44 vjeç, me rolin e furnizuesit, Samuel Çotaj i njohur si “Samu”, 25 vjeç, si dhe Erigrat Dunga, 25 vjeçar shqiptar.

Në pranga kanë përfunduar edhe disa persona afrikanë. Pjesë e grupit janë edhe persona të tjerë të arrestuar më herët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjike në Angli, 28-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Leicester

15:14 / July 15, 2026

Abuzimet me çmimet, zbarkon Task Forca/ Lezhë, kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

14:32 / July 15, 2026

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

12:44 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.