Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Senatori amerikan: Votimi për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në qershor

21:07 / May 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Risch
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Senatori amerikan, James Risch, që kryeson Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, se brenda dy javëve të ardhshme, ka planifikuar votimin në Komision për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Senatori amerikan, James Risch, që kryeson Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, se brenda dy javëve të ardhshme, ka planifikuar votimin në Komision për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pas votës në Komision, protokolli i anëtarësimit do të kalojë për votë në Senat. Zoti Risch u shpreh optimist se votimet mund të përfundojnë brenda qershorit.

Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, është nënshkruar nga të gjitha vendet anëtare në Bruksel në muajin shkurt dhe tash procesi vazhdon në kryeqytetet e këtyre vendeve, të cilat duhet të ratifikojnë protokollin sipas procedurave të tyre.

Anëtarësimi i saj është një goditje për Rusinë e cila kundërshton zgjerimin e NATO-s dhe rrjedhimisht edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

I pyetur nëse anëtarësimi në NATO, mund të pengojë ndikimin rus dhe përzierjen e saj politike në Maqedoninë e Veriut, senatori Risch tha se ky do të jetë hapi përfundimtar për refuzimin e Rusisë dhe për ndikimin negativ që ajo synon, siç u shpreh senatori.

“Qytetarët e Maqedonisë se Veriut duhet ta shohin këtë si bashkim me aleancën më të fuqishme ushtarake që është krijuar ndonjëherë në historinë e botës. Shumë njerëz që besojnë në të njëjtën gjë, që duan t’i kundërvihen agresionit rus dhe duan mbrojtjen sipas nenit 5 të NATO-s që thekson se sulmi në njërin aleat është sulm mbi të gjithë, e dinë se ky është një koalicion i fuqishëm dhe shumë njerëz do të dëshironin të ishin nën këtë ombrellë. Posaçërisht grupet e vogla, sikundër popullata e Maqedonisë së Veriut, dhe posaçërisht kur e shohin se çfarë ka ndodhur në Ukrainë, çfarë ka ndodhur në Gjeorgji, ku rusët shkuan dhe morën hapësira dhe provinca. Nëse do të jetoja në një nga ato hapësira, do të doja t’i bashkohem një koalicioni që garanton së kjo nuk do t’i ndodhë kurrë vendit tim”, tha senatori Risch.

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, mundësi që u hap pas marrëveshjes së saj me Greqinë për emrin, pas një ngecjeje 27 vjeçare.

Marrëveshja që u arrit në qershor të vitit 2018, i hapi mundësinë Maqedonisë së Veriut edhe për përshpejtimin e procesit të afrimit me Bashkimin Evropian. 

maqedonia nato qershor senatori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.