Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Facebook fshiu mbi 2 miliardë profile të rreme, por ka një problem me ish-presidentin e Kosovës

11:08 / May 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rugova
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sfida e Facebook për të fshirë profilet e rreme, ky mes tyre është dhe keqpërdorimi i emrave të personave publikë nuk është aq e lehtë.

Facebook njoftoi gjatë kësaj jave se ka fshirë 2.19 miliardë profile të rreme të hapura në Facebook. Kompania me drejtor ekzekutiv amerikanin Mark Zuckerberg, u tha mediave se “gjatë kësaj periudhe po bllokojmë më shumë profile të rreme se kurrë më parë.”

Facebook thotë se 5% e llogarive aktive në këtë rrjet social janë të falsifikuara.

Profesori nga Universiteti “George Washington” në Uashington D.C të SHBA-ve, Trevor Davis, i cili merret me hulumtime dhe studime të Facebook, ka arritur të gjejë se Facebook ka ende probleme të mëdha me fshirjen e llogarive të falsifikuara në rrjetin e saj.

Në mesin e personaliteteve që kanë një numër të madh të profileve të rrema është edhe ish-presidenti , thotë Davis, shkruan portali amerikan Buzzfeed.

“Ata nuk arritën të fshinin llogaritë që kanë përdorur fotografi të vjedhura të aktorëve të famshëm dhe madje edhe fotografi të presidentit të ndjerë të Kosovës [Ibrahim Rugova] në profilet e rreme”, thotë profesori Davis.

Ndërkaq, problemin kryesor që thotë se e ka identifikuar profesori Trevor Davis, është numri i madh i profileve të rreme që dyshohet se i përkasin partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, AfD.

Sipas tij, rreth 85 për qind e informacioneve rreth partive politike gjermane që qarkullojnë në Facebook, i takojnë AfD-së./ Express

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026

iPhone 18 mund të kushtojë 100 dollarë më shumë/ Rritja e memories shtyn çmimet lart

19:21 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.