Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga protestat te kanabisi, çfarë kërkon drejtori i Përgjithshëm i Policisë

11:13 / May 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ardi Veliu Policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo vetëm policia e shtetit por edhe shërbimi privat i sigurisë fizike përfshihet në masat policore kundër kultivimit të drogës.

Gazeta “Panorama: thotë se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, përmes një urdhri, kërkon që është efektivët e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, të deklarojnë se në objektet që kanë në ruajtje, tokat që kanë në pronësi apo me qira, nuk ka të kultivuara bimë narkotike. Madje, afati i fundit për raportimin e rasteve ishte dje.

Tashmë u mbetet titullarëve të tyre që të japin shpjegime në rast se nga sot e në vazhdim do të konstatohen bimë narkotike të kultivuara. Urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, mbi vetëdeklarimin e titullarëve të subjekteve të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, u drejtohet të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë.

Në zbatim të planit kombëtar të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike 2017-2020, planit të veprimit të Policisë së Shtetit, datë 01.02.2019, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2019, Ardi Veliu kërkon vetëdeklarimin nga ana e SHPSF-ve.

KERKESAT

Kërkesa e parë e urdhrit të Ardi Veliut, që mban datën 21 maj 2019, lidhet me raportimet e kultivimit të drogës. “Deri ditën e premte, datë 24.05.2019, çdo subjekt i SHPSF-ve, që ushtron aktivitetin në juridiksionin e qarkut tuaj, të bëjë vetëdeklarimin, ku të deklarojë se në objektet që subjekti i tij ka në ruajtje, në tokat në pronësi të tij apo me qira, nuk ka të kultivuar bimë narkotike”, thuhet në shkresë.

Ndërsa në pikën e dytë sqarohet se policëve privatë u ndalohet pjesëmarrja në protesta. “Nga ana juaj, të qartësohen titullarët e subjekteve, drejtuesit teknikë dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve se, ndalohet pjesëmarrja e tyre në protestat që organizohen në vend”, saktëson drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Në urdhrin e Ardi Veliut thuhet se ngarkohet Sektori i Rendit Publik dhe Policimit në Komunitet në Drejtoritë Vendore të Policisë, të bëjë kontrolle për zbatimin e kësaj detyre, si dhe të përgatisë vërtetimin e besueshmërisë për rivlerësimin e pastërtisë së figurës së titullarëve të subjekteve të SHPSF. Ndërsa për rastet që do të evidentohen me probleme, të propozohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për heqjen e licencës së subjektit të SHPSF.

URDHRI

  1. Deri ditën e premte, datë 24.05.2019, çdo subjekt i SHPSF-ve, që ushtron aktivitetin në juridiksionin e qarkut tuaj, të bëjë vetëdeklarimin, ku të deklarojë se në objektet që subjekti i tij ka në ruajtje, në tokat në pronësi të tij apo me qira, nuk ka të kultivuar bimë narkotike.
  2. Nga ana juaj, të qartësohen titullarët e subjekteve, drejtuesit teknikë dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF se, ndalohet pjesëmarrja e tyre në protestat që organizohen në vend.
  3. Ngarkohet Sektori i Rendit Publik dhe Policimit në Komunitet në Drejtoritë Vendore të Policisë të bëjë kontrolle për zbatimin e kësaj detyre, si dhe të përgatisë vërtetimin e besueshmërisë për rivlerësimin e pastërtisë së figurës së titullarëve të subjekteve të SHPSF.
  4. Për rastet që do të evidentohen me probleme, të propozohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për heqjen e licencës së subjektit të SHPSF. /Panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga 2027 bileta elektronike në autobusë, lëvizja e tyre do të ndiqet në kohë reale përmes Google Maps

14:10 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe, Kumbaro zbulon ndryshimin e ri me buxhetin 2027

12:50 / November 17, 2026

Kaos në bankat amerikane, mijëra klientë pa akses në llogari, probleme me pagesat dhe tërheqjen e parave

12:18 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.