Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ulen aplikimet e shqiptarëve që kërkuan azil në vendet e BE

09:00 / February 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiptare sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për 11 mujorin e vitit 2024, sipas të dhënave të Eurostat-it, nga Shqipëria aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së rreth 6.8 mijë shtetas.

Numri i aplikantëve ra me 21% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe është më i ulëti në të paktën një dekadë, madje edhe në krahasim me periudhën e pandemisë.

Franca vijon të jetë destinacioni kryesor i azilantëve. Ishin 2100 shtetas që kërkuan mbrojtje ndërkombëtare në shtetin francez në 11 muajt e parë të vitit, duke përbërë 31% të totalit të aplikimeve për në vendet e BE-së. Në vend të dytë ka kaluar Italia, me 1735 aplikime ose 26% të totalit. E treta është Gjermania, që ka përpunuar 1355 kërkesa apo 20% të totalit. Shteti i katërt është Greqia, me 940 aplikime. Më pas renditen Belgjika (335) dhe Irlanda (165).

Në nëntor 2024, 75,045 shtetas jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 14% krahasuar me tetorin 2024 (86,920) dhe një rënie prej 31% krahasuar me nëntorin 2023 (108,895). Gjithashtu, pati 6,430 aplikantë të mëparshëm, duke shënuar një rënie prej 14% krahasuar me tetorin 2024 (7,475) dhe një rënie prej 5% krahasuar me nëntorin 2023 (6,740).

Në nëntor 2024, sirianët vazhduan të ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil, me 11,565 aplikantë për herë të parë, të ndjekur nga venezuelianët (7,210) dhe afganët (5,880). Gjermania (16,820), Spanja (14,925), Italia (11,620) dhe Franca (11,345) vazhduan të ishin vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil për herë të parë, duke përbërë 73% të totalit të aplikimeve në BE.

Shkalla e përgjithshme e aplikimeve, për herë të parë në BE, në nëntor 2024 ishte 16.7 për çdo 100 mijë banorë. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të kërkesave për azil u regjistruan në Greqi, (79.5), e ndjekur nga Qipro (42.4), Spanja dhe Luksemburgu (30.7 secili).

Në total, 2,820 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE, shumica prej tyre nga Siria (860), Egjipti (395) dhe Afganistani (385).Vendi i BE-së që pranoi numrin më të lartë të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (875), ndjekur nga Greqia (525) dhe Spanja (320)./Monitor

BE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jo në emrin tim”- Protestuesit mbushin sheshe e rrugë në Prishtinë, kundërshtojnë vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK

22:30 / September 18, 2026

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

21:20 / September 18, 2026

Grabitet shtëpia e Kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët marrin sende me vlerë dhe 30 mijë euro

20:40 / September 18, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.