Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Primaret e PD, si nekrologji e 11 Majit

19:58 / February 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero Baze 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Një numër i madh figurash të njohura me integritet në Partinë Demokratike janë tërhequr nga gara për primaret, edhe pa filluar ato, për shkak të proçedurës që ka vendosur Sali Berisha, i cili do të thotë fjalën e fundit edhe pas “votimit” se kush do të jetë në listën e deputetëve. Tërheqja do të vazhdojë edhe pas përfundimit të votimit, për shkak se Berisha do t’u diktojë nëse do të jenë në listat e mbyllura apo të hapura.

Pra, Berisha do të fusë në garë rreth 300 emra që do të votohen, pastaj prej tyre ai do të vendosë vetë se kush do të jetë në lista të mbyllura.

Problemi është se, sipas të gjitha sondazheve serioze, PD pritet të marrë nga 25 deri në 33 për qind. Ky është segmenti ku lëviz përqindja e mundshme e saj, e cila koincidon me 30 për qind e listave të mbyllura.

Pra, ata që “pranojnë” të futen në primare, futen me shpresë se kur do të përfundojnë primaret, Berisha do t’i fusë në listat e mbyllura. Por lista e mbyllur është mbyllur pothuajse që tani.

Duke llogaritur aleatët dhe drejtuesit politik, listat e mbyllura startojnë të mbyllura edhe në Tiranë, ku është numri më i madh i deputetëve. Në qarqet e tjera s’ka më vend.

Fjala vjen: Tritan Shehu kishte bërë një humor të hidhur dy ditë më parë. Pasi siguroi veten tek lista e mbyllur e Qarkut të Gjirokastrës, qark i cili ka vetëm një deputet në listë të mbyllur, i fton të tjerët të marrin pjesë në primare, ndërkohë që dihet se rezultati është 3 me 1 për PS.

Pra, çdokush tjetër, përveç atyre që janë në listë, nuk është deputet. Natyrisht, askush nuk ka ndërmend të bëjë një garë të brendshme vetëm për t’i treguar Tiranës se ka vota të mjaftueshme, por nuk bëhet dot deputet.

Ky fenomen është në të gjithë Shqipërinë.

Praktikisht, PD pritet të marrë rreth 30 për qind të votave, që është lista e saj e mbyllur në të gjithë Shqipërinë. Listat e hapura janë “në det të hapur”, por nuk ankorohet dot asnjë prej tyre në Kuvend.

Ndaj të gjithë ata që po tërhiqen thjesht kanë bërë llogaritë dhe duket se nuk kanë pranuar që së paku t’i tallë Berisha.

Të tjerët që vënë emrin në listën e primareve, ndoshta u duhet për CV në të ardhmen, por jo për t’u bërë deputetë.

Tërheqja nga primaret e figurave me integritet të PD-së, është paralajmërimi i nekrologjisë së 11 majit, pasi tregon se të parët që nuk besojnë tek fitorja e PD-së, janë drejtuesit e PD-së.

nekrologji opinion primaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.