Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kompania e ish-deputetit shkatërron Postribën me 2 gurore

21:28 / February 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Babassi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa banorë të Njësisë Postribë në Shkodër, kanë shprehur një shqetësim në emisionin “Xhadat” lidhur me dy gurore të cilat kanë dëmtuar ujin e pijshëm, kanalin vaditës dhe varrezat shekullore të asaj zone. Ata shprehen të irrituar se kjo leje për dy guroret ka prekur 7 mijë banorë të fshatit.

Në vitin 2017 kompania “Babasi COO” shpk, në pronësi të ish deputetit Ndriçim Babasi, sipas tyre ka marrë lejen për guroret, duke shkelur një sërë procedurash, përfshi dhe dëgjesën publike e cila është bërë me një grusht njerëzish, në një lokal të fshatit. Kur banorët e tjerë që janë më afër zonës së guroreve e kanë mësuar këtë, kanë mbledhur 100-ra firma për ta kundërshtuar. Sot burimet natyrore të tyre janë dëmtuar, uji ju shkon i turbullt dhe detyrohen ta blejnë.

Banorët shprehen se nëse shteti nuk e zgjidh çështjen e tyre do e zgjidhin me kanun. Administratori i Njësisë Postribë, Avenir Çelaj, u shpreh se problemi është i mbartur dhe kur ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, e ka ngritur si shqetësim disa herë në kohën e dy kryebashkiakëve të PD Ademi dhe Spahia.

Ai tha se në bashkëpunim me Drejtorinë e  Ujësjellës -Kanalizimeve, po bëhet një investim për ujin. Erald Aga, avokati i banorëve, shprehet se pasi këta banorë kanë trokitur në çdo institucion shtetëror, rasti është hetuar nga Prokuroria e Shkodrës me një hetim të thelluar me mijëra faqe, e cila ka konstatuar pas ekspertizës përveç ujit të pa pijshëm edhe një sërë shkeljesh, duke lënë dyshim në mënyrën sesi është dhënë kjo leje.

Ekspertiza e prokurorisë bie në kundërshtim me monitorimet e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, që shprehen se nuk ka shkak për të kërkuar revokimin e lejes së dhënë për subjektin Babasi Coo shpk.

gurore ish deputetit kompania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.