Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe në botë për rritjen e turizmit gjatë vitit 2024. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë raportin e organizatës.
“Sipas raportit të fundit të UN Tourism, Shqipëria cilësohet e para në Evropë dhe në botë për rritjen e #Turizmit”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim në Instagram.
