Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA 3 miliardë dollarë armatime për Izraelin

13:00 / March 1, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1740812616 armatime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të bombave, paisjeve për shkatërrimin e eksplozivit dhe armatimeve të tjera në vlerë gati 3 miliardë dollarë për Izraelin, u mësua nga një njoftim i Pentagonit të premten.

Shitjet e mundshme të armëve iu njoftuan Kongresit të premten pasdite me procedurë urgjente.

Ky proces anashkalon një praktikë të gjatë për t’u dhënë kryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit mundësinë për të rishikuar shitjen dhe për të kërkuar më shumë informacion përpara se të bëhet një njoftim zyrtar në Kongres.

Shitjet përfshinin 35,529 bomba me qëllime të përgjithshme dhe për shkatërrimin e bunkerëve, të prodhuara nga kompania General Dynamics. Ndërsa Pentagoni tha se dërgesat do të fillonin në vitin 2026, tha edhe se “ekziston mundësia që një pjesë e këtij prokurimi të vijë nga rezervat e Shteteve të Bashkuara”, gjë që mund të nënkuptojë dërgim të menjëhershëm për disa nga këto armë.

Një paketë e dytë, me vlerë 675 milionë dollarë, përbëhej nga pesë mijë bomba dhe komplete përkatëse për të ndihmuar në drejtimin e bombave “jointeligjente”. Dërgimi për këtë paketë është vlerësuar se do të bëhet në vitin 2028.

Një njoftim i tretë bënte fjalë për furnizimin me buldozerët Caterpillar D9 me vlerë 295 milionë dollarë.

Njoftimet e së premtes shënuan herën e dytë këtë muaj që administrata e Presidentit Trump ka shpallur një emergjencë për të miratuar me shpejtësi shitjet e armëve në Izrael. Administrata e ish-Presidentit Biden përdori gjithashtu kompetencat e emergjencës për të miratuar shitjen e armëve Izraelit pa shqyrtim nga Kongresi.

Të hënën, administrata e Presidentit Trump anuloi një urdhër të epokës Biden që i kërkonte asaj të raportonte shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar, përfshirë për armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për aleatët, ndër ta edhe Izraelin. Administrata ka eliminuar tashmë shumicën e ndihmave humanitare për vendet e tjera.

Një marrëveshje armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar ndali 15 muaj luftime dhe hapi rrugën për bisedime për përfundimin e luftës, duke mundësuar gjithashtu lirimin e 44 pengjeve izraelite të mbajtur në Gazë dhe rreth 2,000 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Megjithatë, Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit, duke hedhur dyshime mbi fazën e dytë të marrëveshjes që synon të përfshijë lirimin e pengjeve dhe të burgosurve shtesë, si dhe hapat drejt përfundimit të plotë të luftës./VOA/

armatime SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.