Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

581-vjetori, Spiropali: Mësimet e Besëlidhjes së Lezhës, aktuale edhe sot

17:55 / March 2, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh me rastin e Kuvendit të Lezhës.

Ajo shprehet se kjo është një nga ngjarjet historike të vendit tonë.

“Themelimi i Kuvendit të Lezhës mbajtur në 2 mars 1444, i njohur edhe si Besëlidhja e Lezhës, është një nga ngjarjet historike kryesore të zanafillës së shtetit shqiptar. Nën udhëheqjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, ajo hodhi themelet e bashkimit kombëtar të shqiptarëve kundër pushtuesit të huaj.

Bashkimi politik dhe ushtarak i shqiptarëve përballë rrezikut osman shërbeu si një mesazh i fuqishëm dhe domethënës për të fituar mbështetjen dhe përkrahjen e Papatit dhe Europës”, shprehet Spiropali.

Më tej kryetarja e Kuvendit nënvizon se mësimet e kësaj ngjarje janë aktuale edhe në ditët e sotme.

“Mesazhi dhe mësimet e Besëlidhjes së Lezhës janë aktuale edhe sot, kur Shqipëria është vendi kandidat që ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt Bashkimit Europian, një protagoniste e bashkëpunimit rajonal dhe e udhëheqjes së faktorit shqiptar në rajon, drejt familjes europiane, me të cilën na bashkojnë rrënjët, identiteti dhe e ardhmja”, përfundon Spiropali.

beslidhja Elisa Spiropali Lezhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.