Policia e Shtetit ka marrë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, me vlerë mbi 18 000 euro.
Pajisjet e rezolucionit të lartë do shërbejnë për dedektimin e shpejtë të lëndëve narkotike, armëve dhe mallrave të cilat tentohen të futen/të dalin.
Si rezultat i përdorimit të këtyre pajisjeve në këto raste të krimeve kufitare, do të sigurohen prova materiale të padëmtuara.
Ky donacion pasoi donacionin e datës 28 janar 2025, të partnerëve britanikë, të 4 dronëve termikë dhe 2 dedektorëve.
Donacionet janë dëshmi konkrete e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë.