Në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shokun e tyre, shtetasin M.N.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, 71 vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë arresti kardiak. Grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar rastin dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.