Digjet një trajlër që transportonte kartona picash nga Tirana për në Kukës në “Rrugën e Kombit” në afërsi të trarit ku bëhet pagesa.
Raportohet se flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të trajlit ku ishte edhe ngarkesa, ndërsa koka e trajlit nuk është djegur fatmirësisht. Dy automjete të zjarrëfikses së Kukësit janë përgjigjur thirrjes në kohë duke neutralizuar flakët.
Përpos dëmeve materiale të ngarkesës është dëmtuar edhe pjesa e pasmje e trajlerit.
Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar shkaqet e këtij incidenti.