Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Asnjë lëkundje nga partitë që vijnë me baballarët

09:56 / March 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimin e zhvilluar në Elbasan, kryeministri Edi Rama ritheksoi rëndësinë e procesit të negociatave. Rama nënvizoi se populli shqiptar duhet të japë mundësinë për të çuar përpara këtë proces.

“Objektivi super i vendosur, në fund të 2027 të mbyllen negociatat me Shqipërinë. Janë 3 vite, mund të mos kishin qëlluar zgjedhjet në mes, por kanë qëlluar dhe është themelore që ta konfirmojnë këtë arritje për mundësive. Është një objektiv për të gjithë ne. Negociatat do vazhdojnë pa asnjë lëkundje, në 12 maj do kemi punën tonë, por ata që shkojnë në zyrë për të punuar me negociatat dhe të gjithë rrjetin e punonjësve të shtetit nuk duhet të kenë asnjë lëkundje. Asnjë lëkundje qoftë edhe një rrjedhje sado të vogël të kënetës dhe moçaleve të vogla, apo parti të reja dhe rinia që po vjen me baballarët apo tezet që po vjen me listat e mbyllura. Kjo kërkon disa sqarime shpjegime që janë të nevojshme. Ne kemi punuar për këtë ditë dhe ju besoj e kujtoni që kur na thonin do futet Shqipëria, çohej Holanda se kishin disa vërejtje, apo edhe Franca dhe na kthenin pas. Tre vite rresht na kanë kthyer. Unë ju thoja në do vazhdojmë punë dhe sot pikërisht se ne kemi punuar kemi fituar shumë kohë dhe mund t’i mbyllim deri në 2027. E filluam nga vrima e fundit e kavallit, nuk na hidhte njeri sytë dhe sot mund të jemi vendi që i ka bërë më shpejt negociata. Por duhet ta kuptojnë të gjithë që janë një punë kolosale. Nëse ne lëkundemi më 11 maj, nuk e kapim 2027 dhe nuk e dimë se çfarë ndodh në Europë. Pasi mbyllim negociatat, shkojmë parlament më parlament dhe të gjitha parlament një nga një të ngrenë dorën do të jetë një nga momentet më të jashtëzakonshme. Prandaj nuk ka demokratë apo socialist, është momenti në histori kur PS është forca e duhur, në kohën e duhur”, tha Rama, duke shtuar: “Ky është shpëtimi ynë kombëtar nga hijet e historisë tonë. Sot për herë të parë si popull si milet që kur u ndamë nga perandoria otomane kemi jetuar në lloj-lloj sistemesh e regjimesh dhe për herë të parë kemi barazinë para ligjit”.

Edi Rama Elbasan koment lekundje parti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.