Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Barazia para ligjit realitet, Shqipëria gati për BE

11:21 / March 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
68046472 721d 4288 9a78 1ce072d771ac scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të Internacionales Socialiste dhe partive simotra europiane, tha se qeveria po përdor inteligjencën artificiale. Kjo për të lehtësuar procesin e përafrimit të kuadrit ligjor shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Sipas Ramës, kjo qasje shmang vonesat dhe ul nevojën për një numër të madh përkthyesish, duke përshpejtuar procesin e negociatave.

Një nga aspektet më të rëndësishme që Rama theksoi ishte barazia para ligjit dhe reforma në drejtësi. Ai e cilësoi si revolucionare faktin që për herë të parë në historinë e Shqipërisë njerëz të fuqishëm, të lidhur me politikën dhe shtetin, po japin llogari para drejtësisë. “Nuk është aspak e lehtë të shohësh njerëz që i njeh prej vitesh të dalin para drejtësisë, por kjo është pjesë e një procesi të domosdoshëm”, tha Rama, duke shtuar se këto procese kërkojnë kohë dhe durim.

Kryeministri theksoi se reforma në drejtësi kanë pastruar sistemin nga ndërhyrjet politike dhe se tashmë pushteti ekzekutiv nuk ka më ndikim mbi vendimet e drejtësisë. “Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në 1912, kemi një sistem drejtësie që funksionon i pavarur. Kemi dorëzuar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv te pushteti gjyqësor”, deklaroi ai.

Rama siguroi se qeveria shqiptare do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të përmbushur detyrat e nevojshme për anëtarësimin në BE, duke shfrytëzuar edhe teknologjinë më të fundit për të përshpejtuar proceset burokratike dhe ligjore.

BE drejtesi inteligjenca artificiale Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.