Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

89 hijet e lumturisë

17:37 / March 22, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lutfi Dervishi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Lutfi DERVISHI

Raporti i Lumturisë e gjeti këtë vit Shqipërine në vendin e 89-të, një pozicion strategjik mes varfërisë romantike dhe ëndrrës për pasaportë europiane. Si zakonisht, edhe këtë vit Shqipëria e ka ruajtur ekuilibrin emocional, duke mos rënë më poshtë se vendi i parafundit në Europë. Kemi lënë pas Turqinë, një nga 15 aleatët tanë strategjik.

Por nuk ka vend për panik. Gjërat nuk janë aq keq sa duken. Janë më keq se duken, por në një mënyrë origjinale. Ata që hartojnë pyetësorët dhe bëjnë vlerësimet nuk e dinë që lumturia këtu është… një sport ekstrem. Në vendet nordike, njerëzit lumturohen kur aplikacionet funksionojnë.

Këtu, lumturohemi kur qeveria i mbyll aplikacionet. Për të mos harruar sektorët ku shkëlqejmë si askush tjetër mbi dhé Për shembull: shëndetësia falas: Futesh në spital me grip dhe del si zotëri jo vetëm me kredi në bankë, por dhe me një mik për kokë që e ke për gjithë jetën, – farmacistin. Thuaj çfarë të duash, por monotoni nuk i thua dot.. Jeta këtu ofron befasi që në vendet nordike, të parët në renditje, nuk i konceptojnë dot.

Merr shembullin e parkimit. Parkimi, këtu nuk është nevojë, është festival emocional. Kur gjen një vend parkimi, trupi çliron endorfinë më shumë se pas një maratone. Po kur sheh një fushë me bar? Bar, nga ai i rendomti që hanë lopët! Lumturia në këtë çast kaplon tre breza: fëmijët që nuk kane parë ndonjëherë bar, prindërit që nuk kanë pritur ta shohin, dhe gjyshërit nostalgjik për kohën që ishin gati të hanin bar.

Gjyshërit këtu shqetësohen vetëm për një: mos ndoshta ndonjë ditë dikush çmendet dhe u rrit pensionin. Edhe blerësit ndodh që shqetësohen, por vetëm nëse çmimet ulen. Këtu nis paniku. “Po na e fusin?”. Por ky moment trishtimi është po aq i rrallë sa bora në Sarandë. Ketu, njerëzit janë të lumtur dyfish, kur i zhvasin me transparencë.

Dhe si mund të mos përmendim kontribuuese kryesore të lumturisë, qeverinë? Në çdo vend tjetër, skandinav ose jo, i botës së parë ose botës së tretë, qeveria përpiqet të shmangë skandalet që të ruajë popullaritetin. Ketu ndodh e kundërta: Kur nuk ka skandale, qeverise i bie popullariteti. Ndërkohë, Kosova, motra jonë më e re që ka bërë luftë, por ka kaluar me më pak trauma tranzicionin, u rendit e 29-ta në botë për lumturi dhe e para në rajon. Pse? Pyetje e gabuar. Si? Prapë gabim. Ne e dimë që problemi është te raporti, jo te realiteti. Gabim janë indikatorët! Ata masin të ardhurat, mbështetjen sociale, shëndetin, arsimin, lirinë, korrupsionin…

Për të qenë i lumtur duhet të jesh pak kreativ. Psh mbrëmë një tifoz vuri bast që kombëtarja jonë do të humbte përballë Anglisë. Nëse do të fitonte, tifozi do të lumturohej. Shqipëria humbi, por kuqeziu prap u lumturua me leket që fitoi nga basti. Shkurt. Ne për lumturinë kemi një koncept dhe kut tjetër. Ata ende nuk e kanë kuptuar se, ne jemi të lumtur që jemi të pakënaqur. Kjo është lumturia jonë kombëtare: një melankoli e stabilizuar, një vetëngushëllim kolektiv, një festë që mbahet me shpenzimet e BE-se Jo për të fyer nordiket, por siç thotë Balzaku vetëm të paditurit janë të lumtur, ndersa ne i japim mend gjithë botës. Lumturia jonë, është një luks ballkanik që asnjë vend nordik nuk mund ta përballojë. Dhe nuk ka se si.

Lutfi Dervishi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.