Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!

21:47 / March 28, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha konferenca 730x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Një nga argumentet që Berisha po përdor për të na mbushur mendjen se qeveria e tij ishte qeveri e pastër, është edhe fakti që SPAK nuk ka marrë të pandehur asnjë ministër të tij, pasi sipas tij, ishin të pastër.

E vërteta është që nuk ka marrë asnjë prej tyre — përveç njërit, Fatmir Mediut. Edhe atë më shumë për shkak të lidhjes me biznesin e djalit të Sali Berishës, sesa për fitimet e veta.

Por në deklaratat e Berishës, ka një të vërtetë.

Nën pushtetin e Sali Berishës, ministrat nuk kishin aq pavarësi sa të merrnin vendime, të prokuronin apo të bënin politika të tyre në raport me paratë publike. Të gjithë ata që e mbajnë mend pushtetin e tij, e dinë që në çdo ministri ishte një ministër politik dhe një “zyrtar” i familjes, që ishte ministri real.

Shqipëria, praktikisht qeverisej nga Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Argita Berisha, përmes të dërguarve të tyre në çdo ministri, agjenci, bashki apo zyrë ku kishte para publike dhe ku merreshin vendime për bizneset.

Në këtë aspekt, ministrat e Berishës mund të bënin ndonjë lek xhepi, por nuk mund të bënin dot asnjë tender apo kontratë publike nëse nuk kalonte nga zyra e vajzës së Sali Berishës dhe nëse nuk fitohej nga njerëzit e djalit të tij.

Për këtë arsye, ata natyrisht që janë më pak të përfshirë në histori korrupsioni. Ja, shiko Flamur Nokën. Ai ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, dhe e vetmja gjë që mundi të bënte, ishte të merrte katër apartamente për të pastrehët në Sarandë dhe t’ia jepte dy vëllezërve, nuses së vëllait në Belgjikë dhe motrës së tij në Kamëz. Por edhe për të bërë këtë, duhet t’i paguante një “taksë” Shkëlzenit — dhe ka hedhur një apartament edhe për atë, në emër të njërit prej miqve.

Kaq kishte lejen për të vjedhur Flamuri. Kur u bë ministër dhe i shtyu koncesionin kompanisë franceze, nuk besoj se ka marrë ndonjë gjë të madhe. Thjesht firmën kishte. Lobimin e kishin bërë fëmijët e Berishës.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për çdo ministër të tij. Fatmir Mediu kishte pak më shumë “leje” për të vjedhur, pasi pati fatin që i ndodhi hataja në Gërdec djalit të Berishës dhe e kishte “peng”, kështu që kishte dorë të lirë për të bërë lekë. Dhe nuk është se ka bërë pak.

Genc Pollo, të vetmen herë që bëri sikur u rebelua kundër Olldashit, ishte për fibrat optike, pasi kishte kuptuar se po bëheshin pa lejen e familjes. Pastaj, pjesën tjetër e kishte me leje — vetëm tendera librash shkollorë.

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kishte leje të bënte pjesërisht emërime noterësh, por me miratim të familjes, pasi dha prova që për tokën te liqeni do t’u hapte rrugë shokëve të djalit ta merrnin.

E kështu me radhë, gjithë ministrat. Është e vërtetë që ata nuk vidhnin dot gjërat e mëdha fare. Ato i kishin në dorë vetëm pjesëtarët e familjes.

Dhe, për t’iu përgjigjur pyetjes së Berishës “pse nuk ka ish-ministra të mi në SPAK”, e kemi më të lehtë. Fakti që SPAK ka kapur Berishën dhe fëmijët e tij, dhe jo ish-ministrat, tregon kush ka futur duart në paratë publike.

Në një farë mënyre, Berisha i ka shpëtuar ministrat e vet nga telashi, pasi nuk i ka lënë të vjedhin pa lejen e tij.

Tani, burgu për burra është. Për t’i shpëtuar, ndoshta ia vlen të shkojë aty bashkë me djalin, dhëndrin dhe të gjithë ata që kishin leje të vidhnin në emër të tij. Se ai edhe vjedhjen e bëri me licencë.

Berisha BURGU fakt Mero Baze opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.