Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA dëbon disa anëtarë bandash në El Salvador

21:03 / March 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
el salvador
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara kanë deportuar 17 “kriminelë”, të dyshuar si pjesë e një bande, në një burg të sigurisë maksimale në El Salvador.

Shtetet e Bashkuara kanë deportuar 17 “kriminelë”, të dyshuar si pjesë e një bande, në një burg të sigurisë maksimale në El Salvador, pavarësisht faktit se një proces ligjor është duke u zhvilluar, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.

“Mbrëmë, si pjesë e një operacioni të suksesshëm kundër terrorizmit në bashkëpunim me aleatët tanë në El Salvador, ushtria amerikane transportoi një grup prej 17 kriminelësh të dhunshëm nga organizatat Tren de Aragua dhe MS-13, duke përfshirë vrasës dhe përdhunues”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio. Kombësia e njerëzve nuk u specifikua.

Në mes të shkurtit, Presidenti Donald Trump caktoi tetë kartele të Amerikës Latine si organizata ” terroriste”, duke përfshirë bandën MS-13. Një karakterizim që zgjeron fushën e veprimeve të autoriteteve amerikane në luftën kundër krimit të organizuar.

Duke cituar një ligj të vitit 1798 për armiqtë e huaj, Uashingtoni deportoi 238 venezuelianë në El Salvador më 16 mars pa gjyq, të cilët qeveria amerikane i akuzon si anëtarë të organizatës kriminale Tren de Aragua.

Në Venezuelë, të afërmit e këtyre individëve konfirmuan se ata nuk janë anëtarë të Tren de Aragua. Ky dëbim zhvillohet ndërkohë që presidenti amerikan pritet të mirëpresë homologun e tij salvadoran, Nayib Bukele, në prill, sipas zyrës së këtij të fundit.

Nayib Bukele kishte propozuar në shkurt që El Salvadori të priste të burgosurit nga SHBA kundrejt një tarife.

Presidenti i El Salvador tha se të gjithë të dëbuarit ishin “vrasës të konfirmuar dhe kriminelë të njohur, duke përfshirë gjashtë përdhunues të fëmijëve”.

anetare banda debim El Salvador SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.