Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet për PE, grupet në pushtet humbin kontrollin në Parlament

09:36 / May 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
epp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupet e mëdha të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë në Parlamentin Europian kanë humbur shumicën e tyre, ndërkohë që është parë një rritje e mbështetjes për liberalët, të Gjelbrit dhe nacionalistët në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

PPE mbetet sërish blloku më i madh, dhe pritet të formojë një koalicion pro – BE. Liberalët dhe të Gjelbrit patën rezultate të mira, teksa nacionalistët fituan në Itali dhe në Francë. Pjesëmarrja në votime ishte më e larta në këto 20 vjet, kur BE pati rënie për dekada.


Populistët fituan terren në disa vende por nuk arritën të fitojnë aq sa ishte parashikuar. Sipas BBC, PPE mund të formojë një “koalicion të madh” me bllokun socialdemokrat, me mbështetjen e liberalëve dhe të Gjelbërve.

Parlamenti Europian ndihmon në formulimin e legjislacionit të BE dhe rezultatet luajnë një rol të madh se kush do të marr vendet kyçe në Komisionin Europian, ekzekutivi i BE-së.

Çfarë do të thonë për BE këto rezultate?


Bazuar në vlerësimin aktual, grupet konservatore të PPE që më parë ishin dominuese dhe grupi socialdemokrat nuk mund të formojnë “një koalicion të madh” në PE pa mbështetje. PPE ka fituar 179 vende, nga 216 që kishte në 2014. Ndërsa Socialdemokratët fituan 150 nga 191 vende që kishin nga zgjedhjet e 2014.

Megjithatë partitë pro-BE pritet të kenë pjesën më të madhe të vendeve, kryesisht për shkak të fitimit të grupit liberal, ALDE, dhe në veçanti vendimi i marrë nga partia franceze e Emmanuel Macron për t’iu bashkuar grupit. Aleanca e tij e Rilindjes u mposht nga nacionalistët e Marine le Pen. “Për herë të parë në 40 vite, dy partitë klasike, socialistët dhe konservativët nuk do të kenë shumicën”, ka thënë kreu i ALDE, Guy Verhofstadt.

“Është e qartë që kjo mbrëmje është një moment historik, sepse do të ketë një balancë të re pushteti në Parlamentin Europian”, ka shtuar ai.

Gjithashtu suksese të mëdha pati dhe për të Gjelbrit, teksa sondazhet thonë se grupi mund të kalojë nga 50 në 67 deputetë. Por rritje kanë partitë nacionaliste në Itali, Francë e vende të tjera që është një domethënie e madhe për euroskeptikët që duan të frenojnë fuqinë e BE.

107119267 hemi nc

Parlamenti Europian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.