Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Me hyrjen në BE, pagat për punonjësit shqiptarë rritet

11:40 / April 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
raama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e investimeve në punonjës nga ana e sipërmarrësve shqiptarë, duke u shprehur se është bërë e qartë se shfrytëzimi i krahut të punës nuk mund të vazhdojë pa motivim dhe mirëmbajtje.

Gjatë një vizite në një fabrikë në Tiranë, ai theksoi se ka një kthesë të rëndësishme në mentalitetin e biznesit, ku investimi në punonjës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

“Sipërmarrësit shqiptarë investuan shumë më tepër për godinat e makinat sesa menduan për punëtorët. Sot ka kthesë të rëndësishme edhe për faktin se e kanë kuptuar se nuk shkon dot më përpara me shfrytëzimin e krahut të punës.

Ka disa degë ne disa vende të BE dhe me strategjinë për ta kthyer Shqipërinë në një hapësirë ku të mbledhë të gjithë produktet nga vendet e tjera për t’i çuar në Evropën Perëndimore na jep provë të qartë të avantazhit që ka Shqipëria, strategjik, që po mundohemi ta mbështesim me infrastrukturë, rrugë e hekurudha ndërkohë që hapi tjetër i futjes në BE do ta bëjë më të lehtë për kompaninë si kompani evropiane që të rrisë kapacitetet, fitimet dhe padiskutim detyrimisht edhe mbështetjen financiare tuajën.

Të gjithë punonjësit e Shqipërisë duhet ta dinë se momenti i hyrjes në BE ndryshon menjëherë edhe pagat se bëhet më e lehtë për këdo që të shkojë edhe të thotë nuk ma bën mua pagën kaq, po shkoj ta marr për shembull në Irlandë”, tha Rama.

BE Edi Rama Paga punonjes Rritje Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.