Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çuçi me të rinjtë në Vlorë: Pasaporta europiane, mundësi për të studiuar falas në vendet e BE-së

14:24 / April 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1744976905 bledicuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me gjimnazistë dhe votues për herë të parë. Ai kërkoi që ata të ndikojnë edhe te prindërit për të zgjedhur ofertën më të mirë politike.

”Ju që votoni për herë të parë nuk do duhet të humbisni këtë shans. Unë mendoj që ka ardhur koha që rinia të votojë sipas bindjes që ajo krijon dhe sipas realitetit që ajo sheh dhe duhet të shkëputet nga detyrimi familjar që herë pas here ndodh dhe shkon me preferencën politike të prindërve. Madje duhet të ndikojë te prindërit që të bëjnë zgjedhjen e ofertës më të mirë politike që ka në një moment të caktuar një vend”, deklaroi Çuçi.

Sa i përket transformimit kolosal që ka pësuar Vlora në këto 12 vite, Çuçi theksoi se kjo duhet kujtuar vazhdimisht dhe nuk ka ardhur rastësisht e as ka rënë nga qielli. Vota e 11 majit theksoi ai ka rëndësi historike sepse lidhet direkt me fatin europian të Shqipërisë dhe se anëtarësimi i vendit në BE në vitin 2030 sjell përfitime të drejtpërdrejta për të rinjtë tanë, të cilët me pasaportë europiane mund të studiojnë falas kudo nëpër universitetet e BE-së.

”Do të votojmë për të ardhmen tuaj. Brenda vitit 2030, Shqipëria më në fund do të jetë anëtare me të drejta në BE. Ju do të zgjidhni të bëni studimet e larta apo master në cilin universitet që dëshironi në Europë, pa pagesë. Ju do të studioni në universitetet më të mira që janë brenda hapësirës së Bashkimit Europian”, tha Çuçi.

BE Bledi Çuçi Vlorë zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.