Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha ndryshon targetin e fushatës, sot foli me gratë dhe vajzat: Ramës do ti jepni atë që meriton

16:35 / April 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1745240979xkr berisha takimi elektoral ne puke frame 3089 787
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edi Rama gjatë ditëve të fundit, i ka cilësuar burrat si çyrykë nga përgjegjësia, duke shpresuar që gratë do të kthjellojnë bashkëshortët duke orientuar votat e tyre te Partia Socialiste. Kjo bëri që Sali Berisha të ndryshojë targetin e fushatës së tij. Sot në Pukë, kreu i PD-së vendosi të mos flasë më vetëm me burrat, por me gratë e vajzat.

”Pukjane të mençura dhe shqiptare të mençura, dëgjojeni se si shkon, kalon nga takimi në takim me një gjuhë që nuk po e them më, por e dini vetë ju, në të cilat përpiqet të denigrojë familjen shqiptare. Atë thirrje të tij nuk e pranon asnjë burrë, asnjë grua. Jam i bindur që nënat, motrat, gratë shqiptare do i japin atij më 11 maj atë që meriton më shumë se kushdo tjetër”, tha kryedemokrati.

Ndëshkim me votë të Edi Ramës, kryedemokrati e pret edhe për premtimin e pasaportës europiane. ”Nuk shkohet në Europë me kriminelë si Edi Rama, Taulant Balla, Lubi Balluku, nuk shkohet në Europë me këta. Në Europë shkohet me vendosjen e shtetit ligjor, me vendosjen e bandave para ligjit.

Nuk shkohet në Europë me Safet Bajrin, me Vis Pojën apo bandat e Elbasanit, etj. Shkohet me to kur t’i vendosësh para ligjit. Javën e parë të majit do shpallen grupe terroriste. Miq, po të mos kishte mercenar Dumanin, Erioni do dukej lule në krahasim me Edi Ramën. Po, ua them unë ju, prandaj në çdo fjalim, rroftë e qoftë Altin Dumani thërret”, tha Berisha.

Berisha PD Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, deputeti: Askush nuk më ka nxjerrë jashtë dje, dola vetë sepse nuk kisha më cfarë të dëgjoja

14:11 / July 25, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu me sipërmarrësit në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

13:58 / July 25, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.