Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit.
Kjo një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Vendet që janë kontaktuar deri tani përfshijnë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut.
Modeli që po shqyrtohet është ai italian, për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve të kapur në Mesdhe. Britania mund të ndjekë një model të ngjashëm.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez ka arritur nivele rekord. Britania kishte mundësi të ishte lidere globale me planin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, por që u anulua nga qeveria laburiste.
