Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/Rama në Gramsh dhe premton: Rikthejmë industrinë ushtarake, më shumë vende pune të mirëpaguara

17:41 / April 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 24 174001
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas Edi Ramës, rilindja e industrisë ushtarake do të krijojë shumë vende pune të mirëpaguara në Gramsh. Në një takim me socialistë të Gramshit, Rama u ndal te rivitalizimi i industrisë ushtarake, të cilën e cilësoi një hap tjetër shumë të rëndësishëm në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Rama theksoi se në Gramsh ka një histori, traditë dhe mundësi, ndaj i siguroi banorët se do të vazhdojë puna që ka nisur në këtë drejtim.

”Po diskutojmë me kompani të ndryshme për disa pika të Shqipërisë. Një nga pikat ku duam të sjellim një kompani të madhe për të filluar prodhimin dhe punësuar me paga shumë të mira do ta bëjmë reale më herët sesa vonë këtu në Gramsh”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se Gramshi është një bashki me shumë potencial por me pak mundësi nga pikëpamja e buxhetit të vetë bashkisë. ”Ne po e shohim se si Gramshi ka filluar të vizitohet, pra ajo ‘perdja e hekurt’ që kishte rënë midis Gramshit dhe pjesës tjetër të Shqipërisë ra me rrugën e re, u bë lidhja e shpejtë dhe ndërkohë për shumë njerëz që nuk e kishin marrë ndonjëherë rrugën deri këtu, bukuritë e gjithë zonës kanë filluar të zbulohen”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se qeveria po nxit mbështetjen dhe po synon t’i japë krahë çdokujt që do të investojë në këto territore kaq të bukura për të hapur dyer të tjera mikpritjeje. Po ashtu, premtoi edhe përmbylljen e disa segmenteve të tjera rrugore që do të nxisin më tej turizmin, agroturizmin dhe ekonominë përmes vënies në dispozicion të gjithë bukurive të jashtëzakonshme që ka Gramshi.

11 maj PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.