Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Gramsh, thirrje demokratëve: Votoni PS, vetëm ne e bëjmë realitet Shqipërinë në BE

18:15 / April 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1745507372 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PS, Edi Rama thotë se në 11 maj shqiptarët kanë mundësinë ose të votojnë PS-në për Shqipërinë në Bashkimin Europian, ose të të votojnë për “kënetën”, në gropë. Në një takim elektoral në Gramsh, Rama u bëri thirrje veçanërisht edhe demokratëve që në 11 maj të votojnë PS-në, pasi, siç tha ai, Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund ta anëtarësojë Shqipërinë tani në Bashkimin Europian.

”Një fermeri demokrat nga fshati Sulovë i them se bashkë me votën tënde ne do të mund të marrim 300 milionë euro në vit me hyrjen në BE dhe është shumë më e mundur që edhe Sulova të marrë pjesën e vet nga kjo mbështetje”, tha Rama. Po ashtu ftoi prindërit demokratë që në 11 maj të votojnë për pasaportën europiane për fëmijët e tyre.

”Prindërve demokratë që vënë në diskutim a t’i japin fëmijëve pasaportën europiane, apo apo të hedhin në “kënetë” votën e tyre, u them se vetëm PS me mua në krye e bën realitet tani Europën dhe bën të mundur që dera mos të mbyllet.

Askush tjetër! Ashtu sikundër shumë socialistë në vitin 1992 votuan PD-në për të mbyllur kapakun e një historie dhe hapur një kapak të ri, sepse nuk kishte zgjedhje tjetër, ashtu tani demokratët duhet të hyjnë bashkë me ne, të mbyllin hundën dhe të votojnë PS-në. Duke mbyllur hundën nuk do t’u duket parfum era e “kënetës”’, tha Rama. Kreu i PS theksoi se në 11 maj shqiptarët duhet të zgjedhin ose të votojnë për interesin kombëtar, ose për hallin e një njeriu të vetëm mbi 80-vjeçar që vazhdon të kërkojë të bëjë çorap Shqipërinë.

gramsh PD PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.