Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha vijon turin në njësinë 11 dhe premton: Zhdukim varfërinë e skajme brenda 100 ditëve

15:21 / April 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 04 26 at 1.59.16 PM scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha vijon turin e takimeve, ku sot u ndal edhe në degën nr.11 Tiranë, ku paraqiti programin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha u ndal tek propozimi i fundit i qeverisë për paqen fiskale të cilin e cilësoi parajsë për botën e krimit dhe ndëshkim për qytetarët. ”Dy vite më parë filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla siç po ndërtohen”,-u shpreh Berisha.

Kreu i PD tha se motoja e kësaj partie do të jetë: legalizim dhe pastaj urbanizim, duke siguruar mbështetësit se nuk i harron betejat e tyre për shtëpitë e shembura. ”Çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, çdo fëmijë me një prind, do kenë minimumin jetik 200 euro. Rroga minimale në Shqipëri rritet në 500 euro”. Në lidhje me të rinjtë, Berisha tha se beteja është të kthehet kombi në moshën e rinisë, pasi të rinjtë vetëm po ikin.

”Ju garantoj se do bëjmë çdo përpjekje që i riu të shkollohet, të punësohet në Shqipëri duke paguar qeveria 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri që punësohet. Gratë dhe vajzat do kenë mbështetje të fuqishme për bizneset e tyre. Ne do bëjmë gjithçka që familja shqiptare të forcohet. Familja shqiptare dhe familja në tërësi, në këto vitet e fundit, iu nënshtruan një agresioni të paparë të ekstremizmit të majtë marksist dhe post-marksist”, tha Berisha.

11 maj Berisha PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.