Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë homazheve për të rënët e betejës së Pashtriut ka pozuar me një kapele ushtarake.
I shoqëuar nga disa ish-ushtarë, Thaçi mban në kokë kapelen me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krahas fotove, presidenti Thaçi shkruan: Në Planejë të Pashtrikut, njëzet vjet pas, për të kujtuar një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fronti i Pashtrikut ishte fronti i shpresës dhe besimit për të gjithë luftëtarët e lirisë se dita e fitores po afrohej.