Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Drejtori i QKU, Brataj: Kam kërkuar që sistemi i urgjencës të jetë i uniformuar

18:32 / April 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skender brataj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj i ftuar në një intervistë televizive foli për projektin e trajnimeve të punonjësve të këtij institucioni për reagimin ndaj incidenteve kimike të gjera, dhe sulmeve nukleare.
Sipas Brataj, për efektshmërinë dhe suksesin në ngjarje të tilla është e nevojshme bashkëpunimi me policinë, zjarrfikësit dhe aktorët e tjerë të shtetit, pasi incidente të tilla janë të rrezikshme dhe mund të kenë pasoja të mëdha.

Sipas tij, ky projekt tashmë është pjesë e Urgjencës Kombëtare, dhe kujtojmë se një testim u krye më 2 shkurt të këtij viti. Kështu, duhet një koordinim i saktë mes institucioneve, dhe nuk mjafton vetëm përgatitja e punonjësve të Urgjencës Kombëtare për raste të tilla. Të gjitha institucionet duhet të kenë një plan ose projekt për ta zbatuar në raste të tilla.

“Ne si institucion, si Urgjencë Kombëtare, kemi një plan veprimi, por e mira është që këtë plan ta ketë çdo institucion. Asnjëherë nuk dihet se ku do të ndodhë një incident, ndaj personeli mjekësor i zonës, mbrojtja civile e zonës dhe zjarrfikësit e zonës, sigurisht duhet të jenë të trajnuar. Ky është një nga projektet ku mund të kemi shumë ide, por e mira është t’i sjellim ato në praktikë, sepse në letër është si ta mos e kesh fare. Kjo strategji është pjesë e sistemit të urgjencës dhe, që nga koha që kam ardhur, kam kërkuar që ky sistem të jetë i uniformuar,” tha ai.

“Ka një problem në praktikë që shërbimet e tjera nuk varen nga ne; as policia, as zjarrfikësit. Në rast të një incidenti, në skenë nuk duhet të hyjë askush, por policia duhet të bllokojë zonën. Kur ne shohim njerëzit në ngjarje, asgjë nuk funksionon. Kur ranë dy kullat në Amerikë, policia e dinte se ato do të binin, ndërsa zjarrfikësit jo dhe u vendosën aty, duke vdekur rreth 272 zjarrfikës për shkak të mungesës së komunikimit. Prandaj, në një incident madhor, shërbimet e urgjencës duhet të jenë në një pikë të përbashkët ku informacioni mjekësor t’i kalojë dhe policisë dhe zjarrfikësve, dhe protokolli duhet të jetë i tillë që informacioni të shpërndahet dhe në strukturat e tjera,” shtoi Brataj.

Kujtojmë se një incident kimik brenda një magazine u improvizua nga Urgjenca Kombëtare, për të demonstruar më pas mënyrën e reagimit, me 2 shkurt të këtij viti. Ushtrimi u realizua nga specialistë të 9 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilat janë trajnuar nga ekspertë të BE-së. Përveç trajnimit të profesionistëve që reagojnë në ngjarje të tilla, Urgjenca Kombëtare është pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të reaguar në çdo situatë. Çadrat e dekontaminimit, nga ana tjetër, janë detektorët që përcaktojnë në çdo moment elementët kimikë, radioaktivë apo biologjikë që më parë na kanë munguar.

punnjesit qku Skender Brataj uniformuar urgjenca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.