Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blendi Fevziu jep alarmin: Orët mund të sjellin katastrofë, jemi në momentin më të rrezikshëm

17:36 / May 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi fevziu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Ditë për Ditë” tha se Shqipëria ndodhet në momentin më të rrezikshëm të mundshëm si pasojë e krizës politike që ka mbërthyer vendin.

Opozita ka zhvilluar deri më tani 6 protesta kombëtare, ka djegur mandatet e deputetëve dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërkohë që liderët e opozitës vazhdimisht flasin për rrezikun e një përplasjeje civile.

Fevziu tha se “nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë”, por shpreson që kjo të mos ndodhë dhe palët të gjejnë një marrëveshje sa më parë.

“Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm.

E kam thënë shumë herë, njerëzit nuk e besojnë, jemi në një moment shumë delikat.

Shqipëria ka një precedent ku gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos.

Sepse kjo do shkojë në një marrëveshje.

Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë.

Negociatat nisën më 26 shkurt dhe u mbyllën me 6 Mars.

Po të kishin nisur me 26 dhe të ishin mbyllur me 28 shkurt, gjërat do të kishin qenë ndryshe sepse shpërthimi ndodhi me 1 mars.

Nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë. Shpresoj shumë që kjo s’do të ndodhë”, tha Fevziu.

Blendi Fevziu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.