Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Balluku viziton fabrikën në Zharrëz të Patosit: Paga dhe kushte dinjitoze pune

16:48 / May 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 06 164652
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku zhvilloi një vizitë në një fabrikë të çelikut në Zharrëz të Patosit, e cila përpunon çelik për tavolina dhe produkte të tjera metalike.

Ajo e vlerësoi fabrikën si një model të suksesshëm për eksportin e mallrave shqiptare dhe zhvillimin e prodhimit lokal. Në bisedat me drejtuesit e fabrikës, u evidentua si shqetësim mungesa e punëtorëve të kualifikuar në sektorin e prodhimit të çelikut. Balluku theksoi rëndësinë e kushteve të mira të punës dhe nivelit të pagave si faktorë të rëndësishëm për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar.

“Informacioni është i rëndësishëm për tregun e punës. Nëse ata informohen, sepse është mirë të dinë që paguhen mirë dhe se kushtet e punës janë të mira. Për ta është më mirë të qëndronin në vendin e vet se sa të shkonë diku jashtë e të marrin mbase një pagë më të mirë, por duhen llogaritur kostot e jetesës atje”, tha Balluku.

Ajo shtoi se pjesa më e madhe e bizneseve që po ngrihen, janë nga ata që e kanë provuar fillimisht emigrimin. Balluku nënvizoi rëndësinë e projekteve zhvillimore përgjatë vijës bregdetare Seman-Klos, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanive dhe nxitjen e mëtejshme të punësimit dhe prodhimit lokal.

Po ashtu Balluku deklaroi se zhvillimi i sektorëve të prodhimit dhe eksportit është kyç për forcimin e ekonomisë shqiptare dhe krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillim rajonal.

belinda balluku PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.